BallinaUncategorizedE zuri gjumi para diktatorit Kim Jong-ut, ekzekutohet direkt ministri korean

E zuri gjumi para diktatorit Kim Jong-ut, ekzekutohet direkt ministri korean

Të ngjajshme

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Uran Ismaili e ndjek ndeshjen Kosovë – Turqi rrugës nga Haga në Prishtinë

Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka treguar...

Finalja Kosovë-Turqi, nis pjesa e dytë

Ka nisur pjesa e dytë e finales Kosova -Turqi....

Koreografia e jashtëzakonshme e “Dardanëve” në ndeshjen ndaj Turqisë

Atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri” ka arritur kulmin në...
Ai u ekzekutua pasi duket se e kishte zënë gjumi gjatë një aktiviteti ushtarak. Që në maj kishte spekulime për vdekjen e ministrit të Mbrojtjes në Korenë e Veriut.
 Tanimë është konfirmuar zyrtarisht se diktatori Kim Jong Un ka vrarë ministrin e Mbrojtjes, Hyon Yong Chol. Brutal është fakti se Yong Chol u ekzekutua me flakëhedhës.

Ai kishte më pak se një vit që ishte vendosur në këtë post të rëndësishëm, por u ndëshkua pasi tregoi mungesë respekti dhe besimi tek lideri Kim Jong Un.

Disa burime thonë se ai e ka kundërshtuar diktatorin gjatë një diskutimi për çështje ushtarake. Ekzekutimin e tij më 30 prill e ndoqën qindra zyrtarë të qeverisë.

Ministri i ri i Mbrojtjes do jetë Pak Yong Sik. Ai është një nga anëtarët e Byrosë Politike të ushtrisë koreane dhe një njeri i besuar i Kim Jong Un.

Sipas mediave të Koresë së Jugut, që kur mori detyrën në dhjetor të vitit 2011, Kim Jong Un ka ekzekutuar së paku 70 zyrtarë të nivelit të lartë.

Në fund të vitit 2013 ai ekzekutoi edhe burrin e hallës, për tradhti. Ai njihej si njeriu i dytë më i rëndësishëm në shtetin diktatorial.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz