Sipas një transmetimi të cilin e sjellë techsot, facebook sapo ka bërë një ndryshim delikat në logon e tij, e cila ishte projektuar fillimisht në vitin 2005, sipas Brand New – një blog që mbulon ridizenjimet e markave dhe produkteve.
Ja si do të duket logoja e re, sipas dizenjuesit të Facebook, Christophe Tauziet:
Vini re diçka ndryshe? Tani hidhini një sy logos së vjetër të Facebook dhe shikoni nëse vini re ndonjë ndryshim:
Teksti në logon e re është pak më i zbehtë se sa në logon e vjetër, e cila përmban shkronja që janë me konture më të trasha dhe me formë ‘blloku’. Dallimi është më i dukshme kur shikoni mënyrën e shkrimit të shkronjës “a”.