BallinaUncategorizedBesnik Sulku në përpelitjet e fundit të jetës

Besnik Sulku në përpelitjet e fundit të jetës

Të ngjajshme

Britania vendos sistem anti-dron Rapid Sentry në Kuvajt pas sulmit iranian

Mbretëria e Bashkuar ka dërguar sistemin e mbrojtjes ajrore...

PrishtinaTicket nis fluturimet direkte drejt Salzburgut – lidhje e re ajrore nga Prishtina

Kompania PrishtinaTicket ka vënë në funksion linjën direkte nga...

Ballkani bën lëvizje, sjell një brazilian

Ballkani ka sjellë një përforcim në repartin e mbrojtjes. Bëhet...

Një video e regjistruar nga kalimtarët e rastit tregon Besnik Sulkun në grahmat e fundit. Në pamje, 33-vjeçari është i mbytur në gjak ndërsa pak metra larg tij qëndron një punonjës i Policisë së Shtetit.

Video në fjalë është publikuar nga televizioni “News24”. Sulku u qëllua për vdekje nga Markelian Doçi si kundërpërgjigje ndaj atentatit ndaj xhaxhait të tij, Mentor Lufit.

Në ngjarjen horror të ndodhur më 26 maj mbetën të vrarë tre persona. Fillimisht u qëlluan për vdekje Mentor Lufi dhe Gerti Goxhaj, të cilët u sulmuan me armë nga Besnik Sulku dhe italiani Salvatore Leticia.

Ndërsa Lufi dhe Goxhaj mbetën të vdekur nga prita që i bëni Sulku dhe Leticia, Besnik Sulku u vra nga kundërpërgjigja e nipave të Lufit. Markelian Doçi qëlloi për vdekje Sulkun ndërsa italianin Leticia e përplasi me makinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz