BallinaUncategorizedMitrovicë, hapet Festivali Tradicional i Komedisë

Mitrovicë, hapet Festivali Tradicional i Komedisë

Të ngjajshme

Shqipërisë i ik një talent nga duart, vendos të luajë për Hungarinë

Shqipëria edhe zyrtarisht do të humbasë një nga talentët...

Fillon seanca gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Ka nisur seanca në themel për kryetarin e bashkisë...

Ku i morën mbi gjysmë milioni Bujari, Gadafi dhe Arapi?

Janë bërë bashkë për një projekt muzikor. Bujari, Gadafi dhe...

Rusia nuk ka të ndalur, vazhdon bomardimet të tmerrshme në Ukrainë

Rusia po zhvillon një seri sulmesh ajrore të vazhdueshme...

​E akuzuara për spiunazh edhe sot deklarohet e pafajshme

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur shqyrtimi gjyqësor...

 

Në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, në Mitrovicë, mbrëmë u hap Festivali Tradicional i Komedisë-2015, ku morën pjesë kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, përfaqësues të institucioneve të tjera dhe artdashës të shumtë nga Mitrovica dhe më gjerë.

Në fjalën e tij të rastit, kryetari Bahtiri, tha se duke e ndier veten të nderuar që ishte i pranishëm në hapje të festivalit, ky edicion, i shtati me radhë i Festivalit të Komedisë, që mbahet në qytetin e bukur të Mitrovicës, sivjet ka rëndësi më të veçantë, sepse po mbahet në kuadër të aktiviteteve për rivarrimin e eshtrave të krenarisë tonë, figurës më emblematike që Mitrovica ka pas deri tash, heroit të Kombit, Isa Boletini.

“Unë me këtë rast dua të falënderoj organizatorët dhe artistët pjesëmarrës në festival, që gjatë gjashtë ditëve, sa do të zgjas festivali, do të na mundësojnë që së bashku të kalojmë mbrëmje të bukura me plotë humor e të qeshura, duke na bërë kështu që të harrojmë brengat dhe problemet që i kemi. Mitrovica me këtë aktivitet kulturor po vazhdon traditën e ndritur të zhvillimit të artit dramatik. Nga Mitrovica kanë dalë shumë artistë të njohur të vendit që me talentin dhe punën e tyre i kanë kontribuar mjaft kësaj fushe të artit”, tha kryetari Bahtiri.

Ai shtoj “Besoj se ky edicion i radhës i festivalit do të tregoj vlera të reja të komedisë dhe do të zbulohen talent të rinj, që në të ardhmen do të bëhen emra të njohur në Kosovë e më gjerë.

“Unë me këtë rast, premtoj se komuna, në të ardhmen do të mbështesë edhe më fuqishëm organizimin dhe mbajtjen e festivalit, në mënyrë që para jush të luajnë artistë sa më të njohur e të talentuar dhe të tregohen vlera sa më të larta të komedisë”, tha kryetari Bahtiri.

Komedia “Hotel Kashta”, e Teatrit të Qytetit të Obiliqit, ishte shfaqja e parë e Festivalit të shtatë të Komedisë, e cila trajtonte tematikën e dukurive negative të kohës. Rreth 300 shikues, mirëpritën shfaqjen. Festivali do zgjas gjashtë ditë dhe në të marrin pjesë trupat teatrore nga Obiliqi, Klina, Prishtina, Vushtrria, Suhareka dhe Shkodra.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz