Leonora Demaj ka nënshkruar kontratë profesionale me skuadrën NFH – Nykøbing Falster Håndboldklub pjesë e elitës se hendbollit të Danimarkë. Leonora behet shqiptarja e parë që paraqitet ne Danimarkë e që është njëra prej ligave më të forta në Evropë
Familja e saj janë nga Istogu kurse Leonora Demaj ka lindur në Kopenhag në vitin 1997, është e gjatë 178 cm, luan në pozitën e bekut.
Leonora padyshim tani është një nga hendbollistet më të mira shqiptare ajo më skuadrën e saj të re synon qe në 2/3 vitet e ardhshme të fitoj tituj të kampionit në Danimarkë.
Leonora Demaj disa herë e ka vizituar skuadrën e K.H.F.Istogut në Istog.