Turniri Tradicional Memorial “Rasim Kiçina” është turniri që mbahet në futboll të vogël, njëherit më i madhi në Kosovë.
Ky është turniri i 14-të më radhë, i cili mbahet me rastin e 16 vjetorit të rënies heroike të heroit të Kosovës, Rasim Kiçina. Turniri mbahet nën patronatin e kryetarit të komunës së Drenasit.
Si në vitet paraprake, edhe në këtë vit prite të ketë një numër jashtëzakonisht të madh të pjesëmarrësve nga e gjithë Kosova.
Paraqitja e ekipit është 15 euro dhe bëhet në sektorin e Sportit të Kuvendit Komunal në Drenas deri më 30.05.2015, tërheqja e shortit bëhet po atë ditë në ora 14:00.
Hapja solemne e turnirit do të bëhet më 30.05.2015 në ora 15:00, ku edhe do të filloj gjiroja e parë, ndërsa turniri përmbyllet me 14.06.2015 në ditën e Çlirimit të Drenasit.
Turniri mbahet në palestrën e qytetit në Drenas. /drenicapress/