BallinaCavani: Nuk largohem nga PSG

Cavani: Nuk largohem nga PSG

Të ngjajshme

Meloni i quan kritikat e Trumpit ndaj Papës ‘të papranueshme’

Kritikat e Donald Trump ndaj Papa Leo janë “të...

Kryeministri i ri i Hungarisë për Rusinë: Do të flasim, por nuk do të bëhemi miq

Rusia ka reaguar me kujdes pas ndryshimit të pushtetit...

Siç ishte paralajmëruar, SHBA mbyll Ngushticën e Hormuzit

Bllokada e Ngushticës së Hormuzit nga Donald Trump ka...

Gjermania ul taksat e derivateve, planifikohet ulje e çmimit

Qeveria e koalicionit të Gjermanisë ka marrë vendim për...
Edinson Cavani këmbëngul për të disatën herë se nuk e ka në plan largimin nga Paris Saint Germain në fund të sezonit. Me transferimin në Francë, uruguaiani nuk ka luajtur gjithmonë në pozicionin që kishte te Napoli, duke e patur të vështirë të japë rendimentin që pritej prej tij. Edhe në mungesë të Ibrës, Cavani luajti në pozicionin e tij të preferuar në qendër të sulmit, megjithatë performanca kundër Barcelonës ishte sërish larg pritshmërive. Ndërkohë zërat që e largojnë nga Parisi nuk kanë munguar, duke e çuar herë te Juventusi e herë në Angli te klube të ndryshme. Cavani gjithsesi distancohet nga këto zëra me zotimin se e ardhmja e tij mbetet e pandryshuar.
“Flitet shumë shpesh për atë që do të ndodhë në të ardhmen time. Unë do të qëndroj këtu dhe do të respektoj kontratën që kam me Paris Saint Germain. Aktualisht jam i fokusuar te klubi, rezultatet dhe objektivat që synojmë të arrijmë këtë sezon”.
Gjatë këtij sezoni, Cavani ka kontribuar për parizienët me 20 gola në të gjitha kompeticionet, duke përfshirë edhe 2 golat e fundit në fitoren 4-0 në finalen e Kupës së Ligës me Bastian.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz