back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaUncategorizedE frikshme: Në Kinë punëtorët ndërtojnë në “ajër” rrugën malore lëvizin mbi...

E frikshme: Në Kinë punëtorët ndërtojnë në “ajër” rrugën malore lëvizin mbi dërrasa

Të ngjajshme

Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja

Një incident i rëndë ka ndodhur sonte në Han...

Filmi i Visar Morinës fiton çmimin kryesor në Sundance, luan aktori Astrit Kabashi

Filmi “Shame and Money” i regjisorit Visar Morina, me...

Lucas Paqueta zyrtarizohet te skuadra e re

Lucas Paqueta edhe zyratrisht është pjesë e Flamengos. Braziliani është...

Punëtorët kinezë po ndërtojnë një rrugë malore në mijëra metra lartësi mbi Provincën Hunan.

Pa litarë e pajisje mbrojtëse dhe vetëm me disa kapele mbrojtëse në rast se bien, këta burra kalojnë ditët e tyre duke transportuar materiale të rënda dhe lëvizur karrocat e dorës mbi një vendkalim prej druri e shkopinjsh që tunden shpesh.

Duket e frikshme, por këta punëtorë po qëndrojnë mbi disa ristela druri në mijëra metra lartësi.

Rruga malore po ndërtohet me qëllim tërheqjen e vizitorëve në Qarkun Pingjiang, që shquhet për peisazhet malore.

Inxhinjeri Yu Li, 48 vjeç, që ka ndërtuar rrugë të tilla edhe më parë, thotë se nuk i bën përshtypje kjo lloj pune, pavarësisht rrezikut.

Rrugë të tilla mbahen vetëm nga kabllot e çelikut, të cilat kapen pas shkëmbinjve përreth. Rruga gjysmë-urë tundet kur fryn era, duke e bërë veçanërisht të tmerrshme për turistët.

Të Fundit

Sport

ShowBiz