BallinaShteti humb 6 gjyqe në Gjykatën Europiane, paguan 1.2 mld lekë

Shteti humb 6 gjyqe në Gjykatën Europiane, paguan 1.2 mld lekë

Të ngjajshme

Mbyllja e ambulancave në Syriganë dhe Banjë, shkeljet i raportoi një qytetar serb

Ambulancat mjekësore në dy fshatra në Skenderaj që janë...

De Jong rikthehet me asist në fitoren e Barcelonës në derbi

FC Barcelona ka marrë një fitore bindëse në derbin...

Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin e një gruaje

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), përkatësisht hetuesit e Departamentit...

Strategji e menduar nga Simeone, vë rezervat ndaj Sevillës

Aktualisht po zhvillohet ndeshja Sevilla-Atletico Madridi. Ndeshje kjo jo me...

Shteti shqiptar ka paguar një faturë prej 1.2 miliardë lekë për gjashtë procese gjyqësore, të cilat u fituan nga ish-pronarët në Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut.

Personat të cilët kanë fituar gjyqin, paditën shtetin shqiptar. Sipas ‘A1 Report” lëvrimi i kësaj shumë ka nisur më 18 mars dhe pagesa e fundit është realizuar me 4 prill për proceset Karagjozi, Manushaqe Puto, Memishaj, Delvina, si dhe procesi Eltari kundër Shqipërisë.

Pagesa e kryer në tre muajt e parë të vitit 2015 për dëmshpërblime sipas vendimeve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, është 1.84 herë më e lartë se të gjitha pagesat për këtë kategori transaksionesh të kryer në muajt e vitit 2014, vit ku shteti shqiptar dëmshpërbleu në vlerën totale 656.076.123 lekë.

Çështjet për të cilat pagoi shteti shqiptar:

Çështja Karagjozi kundër Shqipërisë
Çështja Manushaqe Puto kundër Shqipërisë
Çështja Memishaj kundër Shqipërisë
Çështja Delvina kundër Shqipërisë
Çështja Luli dhe të tjerë kundër Shqipërisë
Çështja Eltari kundër Shqipërisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz