BallinaFurnizimi me ujë 24 orë, në shtator të vitit 2016

Furnizimi me ujë 24 orë, në shtator të vitit 2016

Të ngjajshme

I mituri plagos aksidentalisht një person me armë në Viti, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar mashkull...

Albulena Haxhiu njofton për kohën e varrimit të babait të saj, falënderon për ngushëllimet

Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së presidentes,...

Ndalohet shtetasi serb në Jarinje, i konfiskohen materiale nacionaliste

Në pikëkalimin kufitar në Jarinje, njësitet policore kanë ndaluar...
Ndonëse liqeni i Batllavës dhe ai i Badovcit në Kosovë, kanë arritur nivelin maksimal të ujit, reduktimet në furnizim me ujë të pijshëm po vazhdojnë. Kjo gjendje me ujë të pijshëm po vazhdon tash e 16 vjet.
Arieta Mjeku, zëdhënëse e ujësjellësit rajonal Prishtina, tha për Radion Evropa e Lirë se kompania në fjalë, me ndërtimin e saj është paraparë t’i furnizojë me ujë të pijshëm rreth 250 mijë banorë, në Prishtinë dhe rrethinë, derisa shton se tashmë kjo kompani furnizon rreth 550 mijë banorë.
“Menjëherë pas reshjeve të shiut mbi vendin tonë, niveli i ujit në të dyja liqenet ka arritur kuotën maksimale, ku kemi edhe kapërderdhje. Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është mbi 8 centimetra përtej kuotës maksimale, derisa edhe ai i Badovcit kohët e fundit ka tejkaluar kuotën maksimale”.
“Kjo u garanton qytetarëve të Prishtinës me rrethinë, ujë të mjaftueshëm për verën e vitit 2015, mirëpo edhe me një shpenzim racional të ujit të pijshëm nga ana e qytetarëve”.
Zëdhënësja jep edhe arsyet pse do të vazhdojnë reduktimet e ujit edhe më tej.
‘’Kapacitetet teknike i lënë në fuqi edhe reduktimet e ujit, deri sa të ndërtohet fabrika e ujit në Shkabaj, që parashihet të përfundojë në shtator të vitit 2016″.
“Deri atëherë, shpresojmë që do të shkurtojmë reduktimet në mënyrë që të jenë sa më minimale, dhe të mos vërehen shumë nga qytetarët’’, shton Mjeku.
Në anën tjetër, Naser Ramadani drejtor nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, flet edhe për pjesën tjetër të popullatës që nuk është e kyçur në rrjetet e ujësjellësit.
“Rreth 60 për qind e popullatës furnizohen nga puset, burimet e bunarëve. Duke e pasur parasysh se vërshimet paraqesin gjendje të jashtëzakonshme ku mund të përkeqësohet edhe cilësia e ujit të papërpunuar nga të reshurat , dëmtohen sistemet e kanalizimit dhe kontaminohen puset, ku një pjesë e popullatës furnizohen me ujë të pijshëm”.
“Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka në kompetencë monitorimin e ujit për pije për kompanitë që e furnizojnë popullatën me ujë të pijes, dhe ne çdo herë i informojmë qytetarët për kualitetin e ujit”, thekson Ramadani.
Sipas deklaratave të zyrtarëve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, rreth 50 për qind e sëmundjeve ngjitëse në Kosovë e kanë burimin nga kualiteti i dobët i ujit.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz