BallinaAnsi Agolli pritet si hero ne Azerbaixhan, ja çfarë dhurate luksoze mori...

Ansi Agolli pritet si hero ne Azerbaixhan, ja çfarë dhurate luksoze mori ai

Të ngjajshme

 

Ishte paralajmëruar dhe ashtu ndodhi. Lojtari i kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, është pritur në mënyrë madhështore në Karabak.
Klubi Karabag ku luan Agolli, në rast fitoreje ndaj armenëve, i kishte premtuar një dhuratë të veçantë, si atij, ashtu edhe shqiptarit tjetër, Admir Teli.
Megjithatë, dhuratën më të bukur Agolli e ka marrë nga trajneri i vet, Kurban Kurbanov: një orë Rolex. Jo vetëm kaq, sepse trajneri e ka përqafuar Agollin 4 herë, gjë që nuk e ka bërë kurrë më parë me këtë lojtar.
Ansi, konsiderohet si lojtari i huaj më i mire që ka luajtur në radhët Karabakut, duke u shpallur dy herë radhazi, vjet dhe sivjet, kampion i Azerbajxhanit, si dhe duke i kualifikuar deri në fazën e ndeshjeve në grupe në Europa League.
Edhe vlerësimi e pritja e tifozerisë kazake ka qenë e jashtëzakonshme, pasi të gjithë dëshironin një fitore kundër Armenisë së urryer.
Vetë Agolli, shprehet: “Jam i emocionuar dhe shumë i lumtur. Kemi ngritur peshë zemrat e gjithë shqiptarëve, por edhe azerëve”. /Telegrafi/
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz