back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaUncategorizedBahtiri: “Shtëpia e Xhafer Dedës” do të restaurohet shumë shpejt (foto)

Bahtiri: “Shtëpia e Xhafer Dedës” do të restaurohet shumë shpejt (foto)

Të ngjajshme

‘Arritje e madhe për kujtesën e Kosovës’, ASHAK arrin 8.5 milion skanime digjitale

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka njoftuar se...

E pabesueshme ku ka rënë Insigne, dikur yll i madh në Serie A

Ylli i dikurshëm i Napolit, Lorenzo Insigne do të...

Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish

Nëse në periudhën e ardhshme nuk arrihet një marrëveshje...

Normalizohet lëvizja e kamionëve edhe në hyrje-dalje të Maqedonisë Veriore

Shoqata e Transportuesve të Maqedonisë së Veriut ka vendosur...

PDK mban nesër konferencë për media, ende nuk dihet arsyeja

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër (të...
Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtoresha e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Mitrovicë, Rrezarta Loxha, ka vizituar shtëpinë monumentale të Xhafer Devës, e cila është djegur të shtunën, kur kryetari Bahtiri ndodhej në një udhëtim zyrtar jashtë vendit.
Me të parë se çka ka ndodhur në këtë shtëpi, të mbrojtur me ligj, e cila është nën përkujdesjen e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Mitrovicë, kryetari Bahtiri shprehu keqardhje të thellë për këtë, duke premtuar njëkohësisht se do të angazhohet, bashkë me institucionet tjera, që objekti të sanohet sa më parë.
“Është një dëm i madh që i është shkaktuar trashëgimisë kulturore në Mitrovicë. Me drejtoreshën e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Mitrovicë, Rrezarta Loxha, biseduam për masat që duhet të ndërmerren urgjentisht për sanimin e dëmeve dhe rregullimin e objektit, ashtu sikur që ishte para me një projekt, me mjete të MKRS-së, i cili nën përkujdesjen e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Mitrovicë, duhej të filloj së realizuari këto ditë, për çka edhe kishin filluar përgatitjet e komunës, duke i larguar të gjitha objektet tjera përreth shtëpisë”, tha ai.
Kryetari Bahtiri i premtoi drejtoreshës të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Mitrovicë, Rrezarta Loxha, se komuna do t’i kryej të gjitha obligimet e veta dhe se do të mbështesë të gjitha aktivitetet tjera që do të ndërmerren nga institucioni që ajo e drejton.

 

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz