BallinaEULEX-i ka zgjidhur vetëm një rast të krimit të dhunës seksuale

EULEX-i ka zgjidhur vetëm një rast të krimit të dhunës seksuale

Të ngjajshme

Donnarumma në lot pas kritikave: Ne s’luajmë për para te shteti ynë…!

Portieri dhe kapiteni i Italisë, Gianluigi Donnarumma, shpërtheu në...

Nafta arrin 1.91€ në Kosovë – eksperti i ekonomisë: Shteti duhet ta heq akcizën

Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Shkumbin Misini, ka thënë...

Glauk Konjufca udhëton për në SHBA, përfaqëson Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme...

Vuçiq takohet me Sorensenin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka pritur në një takim...
Një nga sfidat kryesore për adresimin e problemit të viktimave të dhunës seksuale të luftës në Kosovë, mbetet tani verifikimi i tyre. Në këtë aspekt, ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ian Klif, tha se qeveria britanike është e gatshme të ofrojë ndihmën e duhur për institucionet e Kosovës.
“Procesi i verifikimit do të jetë prioritet për ne. Ne do të ofrojmë këshillat shtesë në fazën e aplikimit, e që do të jetë një format i udhërrëfyesit. E di që kjo tingëllon mjaft burokratike duke marrë parasysh natyrën e ndjeshme të kësaj teme, por ky është një element thelbësor për këtë çështje”, ka theksuar ambasadori britanik.
Ndërkaq, shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX, Gabriele Meuçi ka thënë se ky mision ka prioritet adresimin edhe të këtyre krimeve, sado që janë të vështira për t’u zgjidhur për shkak se ka kaluar tashmë një kohë e gjatë nga lufta e vitit 1999.
“Pavarësisht vështirësive në sigurimin e dosjeve për raste të tilla, EULEX-i ka nisur deri më tash 14 raste hetimesh, prej të cilave një është zgjidhur”, ka thënë Meuci.
Bazuar në të dhënat që posedojnë organizatat që merren me problematikën e viktimave të dhunës seksuale të luftës, nga lufta e fundit, Kosova ka dalë me një shifër prej mbi 20 mijë femrave të dhunuara, prej tyre edhe të mitura.
Në prononcimet e mëhershme për Radion Evropa e Lirë, përfaqësues nga Këshilli për rehabilitimin e viktimave të dhunës seksuale, kanë thënë se viktimat e kësaj torture, shpesh e fshehin krimin e kryer, për shkak të pasojave që mund të kenë në familje e shoqëri.
Kështu që ky fakt, besohet se do të paraqes probleme për verifikimin e numrit të saktë të personave të dhunuar të luftës në Kosovë që pritet të filloj në të ardhmen.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz