BallinaMulaj e Selmani konfirmojnë se vetëm janë fjalosur, e jo rrahur mes...

Mulaj e Selmani konfirmojnë se vetëm janë fjalosur, e jo rrahur mes vete

Të ngjajshme

Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë

Sot shënohen 27 vjet nga Beteja e Koshares, një...

DJ Geek shijon pushimet luksoze në Maldive me të dashurën

DJ Geek ka nisur pushimet në Maldive, duke ndarë...

Kosovarët, turistët kryesorë në Shqipëri

Turistët nga Kosova mbajnë primatin e vizitave në muajt...

Ish-deputetja e AKR’së, Myzejene Selmani, ka treguar për Gazetën Express, se s’ka pasur kurrfarë konflikti fizik me ish-Ministrin Ismet Mulaj.
Ajo ka treguar se janë fjalosur dhe kanë debatuar për çështje partiake.
“Fjalosja me fjalë. Por s’jemi rrahur. Për njëfarë çështje partiake. Asgjë tjetër. S’ka pasur kurrfarë përleshjesh. Nëse do të kishte pasur diçka të tillë do të lajmëroja policinë”, ka thënë Selami, për Gazetën Express.
Edhe ish-Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, ka thënë se vetëm ka pasur diskutime dhe kurrsesi përleshje fizike.
“As me dorë s’e kam prekë”, ka thënë Mulaj, për Express.
“Ky lajm i publikuar në disa media është në kuadër të luftës speciale për ripozicionim në AKR’, ka shtuar ai.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz