BallinaSot bëhet dorëzim-pranimi i detyrës së komandantit të FSK-së

Sot bëhet dorëzim-pranimi i detyrës së komandantit të FSK-së

Të ngjajshme

Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyrë të kontrolluar nga FSK

Një mjet i pashpërthyer është gjetur të martën pasdite...

Qytetarit në Vushtrri i thyhet dera e objektit

Një qytetar në Vushtrri ka raportuar për dëmtime  në...

Manuel Neuer s’kthehet te Kombëtarja, jashtë Botërorit 2026

Portieri legjendar, Manuel Neuer ka vendosur përfundimisht të mos...
Sot në kazemrën “Adem Jashari” në Prishtinë me një ceremoni zyrtare bëhet dorëzim-pranimi i detyrës të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Në këtë ceremoni Kadri Kastrati pritet t’i dorëzojë detyrën Rrahman Ramës.
Kjo do të bëhet me leximin e dekretit të Presidentes për dekretimin e Komandantit të FSK-së.
Në ceremoni do të marrin pjesë presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ministri i FSK-së, Haki Demolli, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, gjeneralmajor Rrahman Rama, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Francesco Paolo Figliuolo, ambasadorë dhe atashe ushtarak të akredituar në Kosovë, përfaqësues të NATO-s, oficerë të lartë të FSK-së, të KFOR-it, si dhe personalitete politike dhe ushtarake të vendit dhe të huaj.
Ceremonia e ndërrimit të Komandantit të FSK-së, do të fillojë me inspektimin e njësive të FSK-së, nga komandanti i FSK-së dhe presidentja e Kosovës.
Me nga një fjalë, do të paraqiten presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati.
Trupa frymore e FSK-së, do të interpretojë disa pika instrumentale dhe në fund, bëhet ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës së Komandantit të FSK-së.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz