back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaUncategorizedEdhe një kriter për punësim: Të frikësoheni nga Allahu (Foto)

Edhe një kriter për punësim: Të frikësoheni nga Allahu (Foto)

Të ngjajshme

Rikthehet Gjesti, zbulon orën e lansimit të këngës së re

Këngëtari Gjesti ka nisur zyrtarisht numërimin mbrapsht për projektin...

Përleshje masive gjatë ndeshjes miqësore mes Llapit dhe Kaysar Kyzylorda në Antalya

Një përleshje masive u regjistrua sot gjatë ndeshjes miqësore...

Numërimi mbrapsht ka nisur, Gjesti zbulon orën e lansimit të këngës së re

Këngëtari Gjesti ka nisur zyrtarisht numërimin mbrapsht për projektin...
Janë hapur 20 vende të reja pune. Por, kandidatët duhet të plotësojnë një kusht të pazakonshëm nëse dëshirojnë të jenë punëtor të kompanisë së marketingut “Ndërmarrësia Kosovare”: ata duhet të kenë frikë nga Allahu.
Punëdhënësi tregon për Klan Kosova se pse vendosi të vendos këtë kriter në konkurs për këto vende të lira të punës në të gjitha qytetet e Kosovës.
“Mu ka desht ni pikë në të cilën mu orientu”, thotë Qazim Selimi, përgjegjës i projektit, duke shtuar se ky kusht i pazakonshëm nuk i penalizon kandidatët.
E, reagimet e atyre që e panë këtë kriter në faqen zyrtare të “Ndërrmarrsisë Kosovare” në Facebook janë të ndryshme: “Për Siri po kërkoni punëtor?”, “Shpresoj mos të shpeshtohen këto kritere neper firma tjera”, “Fat herave tjera”, “Frika ndaj Allahut të bën njeri më të mirë”, “Bravo”…
Por, i pari i Ekzekutivit të Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, i tha Klan Kosovës përmes telefonit se kriteri i vendosur nga “Ndërrmarrsia Kosovare” është diskriminues dhe në kundërshtim me Ligjin, për çka paralajmëroi veprime.
Në anën tjetër, nëse merr një konfirmim se ka bërë shkelje ligjore, Selimi është i gatshëm të bëjë një veprim tjetër: të kërkojë falje publike! /Klan Kosova/

Të Fundit

Sport

ShowBiz