back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaUncategorizedSkandaloze: LDK dhe NQF marrëveshje për të "kapur" gjithçka në Ferizaj...

Skandaloze: LDK dhe NQF marrëveshje për të “kapur” gjithçka në Ferizaj (Dokument)

Të ngjajshme

Ulutash pret zëvendëskomandantin e AJFC të Napolit, flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka...

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

LDK’së dhe partive opozitare, dikur togfjalëshi “kapje e shtetit” i ishte kapur prej goje dhe nuk iu shkapej dot. Por, në anën tjetër ajo kishte bërë marrëveshje për të “kapur” gjithçka në Ferizaj, çdo pozitë në çdo nivel, deri te punonjësit më të ultë. Edhe bordet, drejtorët e zëvendësdrejtorët e shkollave ishte pajtuar që t’i ndajë në bashkëqeverisjen e saj në Ferizaj.

Sipas Portalit Indeksonline që  ka siguruar marrëveshjen skandaloze të tyre, të nënshkruar më 14 nëntor 2013 nga kryetari i LDK’së në Ferizaj, Muharrem Svarqa, që tash është edhe kryetar i komunës dhe kryetari i Nismës Qytetare për Ferizaj, Bashkim Fazliu – Migjeni, për balotazhin e zgjedhjeve lokale në dhjetor të vitit 2013’të. “LDK dhe NQF do të kenë bashkëqeverisje në çdo nivel, duke filluar nga Ekzekutivi i Komunës e deri tek nivelet më të ulëta qeverisëse dhe deri tek punonjësit më të ulët”, ishte pajtueshmëria e tyre në pikën 2 të marrëveshjes, të cilën tashmë janë duke e zbatuar edhe në praktikë, duke punësur çdo ditë militantë të tyre në administratën e komunës së Ferizajt.

E politika e tyre grabitqare për të bërë shkelje në mënyrë të turpshme të ligjeve dhe për të “kapur” e politizuar gjithçka në Ferizaj, shkon shumë përtej një logjike skandaloze qeverisëse nga e cila udhëhiqen edhe tash. Ajo përfshin gjithçka publike në Ferizaj, pa e anashkaluar as politizimin e shkollave, duke vendosur “analfabet funksional” si drejtorë e zëvendësdrejtorë politik në krye të tyre. “Do të ketë anëtarë të NQF-së në çdo Bord të Komunës, si dhe Drejtor dhe zv.Drejtor në shkollat e Ferizajt, krahas kushteve dhe kritereve profesionale”, ishte pajtueshmëria e LDK’së dhe Nismës Qytetare në pikën 5 të marrëveshjes për Ferizajn.

Ja marrëveshja e plotë (dokument):

Qeverisja e Muharrem Svarqës në Ferizaj është duke u kritikuar ashpër edhe nga shoqëria civile, e cila për ekipin e tij thotë se nuk përbëhet prej profesionistëve, por prej personave që kanë dalur nga pazaret politike të partive.

Të Fundit

Sport

ShowBiz