BallinaMustafa: Mjetet e 3 %, janë mbledhur për pavarësinë e Kosovës

Mustafa: Mjetet e 3 %, janë mbledhur për pavarësinë e Kosovës

Të ngjajshme

Favorit vetëm në letër, Arsenali eliminohet nga Southamptoni

Southamptoni ka arritur një fitore befasuese në FA Cup. Ata...

Nëna i kërkoi të lërë garën, Selin sqaron vendimin

Në nisje të ‘prime’ të sotëm, Selin ka sqaruar...

Gyokeres vazhdon me super formën e tij, barazon ndaj Southamptonit

Arsenali ka arritur të barazojë shifrat ndaj Southamptonit. Dhe padyshim...

Haradinaj ia uron Papës Pashkët, me atë rrugë “ia kërkon” edhe njohjen

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët katolikë...
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në seancën e sotshme të Kuvendit, ka thënë se ata nuk mund të ndikojnë se me cilat çështje do të merret Gjykata Speciale, e cila dihet se do t’i shqyrtojë dyshimet e ngritura nga raporti i Dick Martyt.
Mustafa duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes Donika Kada Bujupi, e cila tha se ai po mundohet të ndikojë që Gjykata të mos shqyrtojë çështjen e Fondit të tre përqindshit, sipas të cilës ka pasur keqpërdorime të mjeteve të bashkatdhetarëve, tha se asnjë negocim i Qeverisë së Kosovës nuk ka me gjykatën, sepse ajo nuk është themeluar akoma dhe dihet se do të shqyrtojë raportin e Dick Martyt dhe askush nuk mund të shtojë ose të heq çështjet që do të shqyrtojë kjo gjykatë.
“Ti mos u brengos më për atë çështje, sepse kur të shtrohet çështja e 3 %, unë jam përgjegjës për veprimet e mia dhe do të jap llogari”, ka thënë Mustafa.
Ndërsa, duke folur për transparencën se ku janë mjetet e 3 %, Mustafa tha se ato janë mjete që janë mbledhur për pavarësinë e Kosovës dhe askush nuk ka garantuar që do t’i kthehen ato mjete, kurse transparenca i është dhënë Kuvendit të atëhershëm.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz