BallinaKryeministri Isa Mustafa priti ambasadorin e Japonisë, Makoto Taketoshi

Kryeministri Isa Mustafa priti ambasadorin e Japonisë, Makoto Taketoshi

Të ngjajshme

Detaje tronditëse për vrasjen brutale të gruas nga Kosova nga ish-burri shqiptar në Austri

Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet...

Rama njofton rikthimin e teliferikut të Germisë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë...

Aksident trafiku mes një kamioni e veture në Fushë Kosovë

Një aksident trafiku ka ndodhur paraditen e së martës...

Deklarata për Abdixhikun, LDK i reagon Ramush Haradinajt

Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku ka...
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ambasadorin e Japonisë në Austri, jorezident në Kosovë, Makoto Taketoshi.
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe ambasadori Taketoshi, diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Kryeministri theksoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke e njoftuar me agjendën e prioriteteve të Qeverisë së Kosovës, që është e orientuar në zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës, forcimin e shtetit ligjor, integrimet evropiane si dhe reformat të cilat do të ndërmerren në shumë fusha të jetës, si pjesë e zhvillimit të vendit.
Kryeministri Mustafa çmoi lartë përkrahjen e madhe që Japonia po jep për Kosovën, duke shprehur mirënjohjen e Qeverisë dhe popullit të Kosovës për këtë mbështetje.
Ambasadori i Japonisë, Makoto Taketoshi, vlerësoi progresin e arritur në Kosovë, duke shprehur vullnetin e Japonisë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Kosovën.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz