BallinaMinistri Hyseni kërkoi mbështetjen e Francës për anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Ministri Hyseni kërkoi mbështetjen e Francës për anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Të ngjajshme

Ndodh edhe kjo në Argjentinë, portieri shkon ta përqafojë rivalin pasi humbi penalltinë

Mbrëmë në Argjentinë është zhvilluar një nga derbitë më...

Lladrovci uron besimtarët katolikë me rastin e Pashkëve: Gëzuar për shumë mot!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar...

Arrestohen dy persona pasi vodhën një veturë pune në Fushë Kosovë

Dy persona janë arrestuar në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë...

Milani e do nënshkrimin e ish-yllit të Romës

Milani po i jep përparësi ndërtimit të një bërthame...
Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës Skender Hyseni është pritur dhe ka zhvilluar një takim të gjatë dhe shumë përmbajtësor me Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës Franceze Bernard Cazeneuve.
Në takim me Ministrin Francez, Ministri Hyseni foli gjerësisht për gjendjen në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë dhe për aspektet e tjera të përgjithshme duke u ndalur në vecanti tek bashkëpunimi bilateral dhe multilateral në fushën e luftimit të krimit ndërkombëtar, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.
Poashtu në mënyrë të vecantë dy Ministrat biseduan dhe trajtuan cështjen e migrimit të parregullt të qytetarëve të Kosovës, drejtë vendeve të zones Schengen e vecanërisht drejt Republikës së Francës. Ministri francez Cazeneuve theksoi me këtë rast se numri i migrantëve ilegal nga Kosova janë shqetësim i madh për vendet e BE-së dhe Francën duke bërë thirrje që të gjendet një zgjidhje e shpejtë për këtë problem që është një nga kushtet për liberalizim vizash. Edhe në këtë takim u theksua se Kosova është vend i sigurt dhe mundësitë për të fituar azil nga kosovarët janë të pamundshme.
Ministri Hyseni theksoi dhe kërkoi nga Ministri i Brendshëm Francez që të përkrahet liberalizimi i vizave për Kosovën duke nënvizuar se është e padrejtë që Kosova të mbahet si vendi i vetëm i izoluar nga e drejta për lëvizje të lirë në zonën Schengen nga Europa Juglindore.
Pikë tjetër e diskutimit në takimin e dy ministrave ishte terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm. Dy ministrat u pajtuan që të intensifikojnë bashkëpunimin bilateral në këtë fushë  duke theksuar edhe nevojën e bashkëpunimit më të ngushtë ndërkombëtar për tu përballur me këto fenomene transnacionale.
Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL dhe organizatat tjera ndërkombëtare të bashkëpunimit policor ishte poashtu në fokus të bisedës midis dy ministrave. Ministri Hyseni kërkoi mbështetjen e Francës për anëtaresimin e Kosovës në organizma ndërkombëtar të bashkëpunimit policor me theks të vecantë në anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.
Në këtë takim që u zhvillua me atmosferë mirëkuptimi dhe miqësore, u trajtuan edhe një varg cështjesh me interes të ndërsjellë në kuadër të bashkëpunimit dypalësh Kosovë-Francë.
Sot Ministri Hyseni poashtu është pritur në senatin francez nga senatori Dominique de LEGGE, kryesues i grupit të miqësisë “Francë-Ballkan Perëndimor”, me të cilin ka zhvilluar një bisedë të gjatë dhe shumë miqësore për rrjedhat e vecanta dhe gjendjen në Kosovë, në vecanti për zhvillimet në Ballkan në përgjithësi.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz