BallinaBotohet libri “Fan S. Noli Kryeministër”

Botohet libri “Fan S. Noli Kryeministër”

Të ngjajshme

Çfarë ndeshje, shënohen dy gola të shpejtë në “Metropolitano”

Ndeshje e çmendur po zhvillohet mes Atletico Madridit dhe...

Rrustemi për Haxhiun si u.d. Presidente: Jam i bindur se lajtmotiv do ta ketë vetëm interesin shtetëror

Adnan Rrustemi i Lëvizjes Vetëvendosje lavdëroi figurën e Albulena...

Me të jashtmen, çfarë supergoli nga Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri ka shënuar një supergol gjatë mbrëmjes së...
Pak ditë para 50 vjetorit të vdekjes së shkrimtarit, diplomatit dhe ish-kryeministrit shqiptar, Fan Noli, në Tiranë është promovuar libri “Fan S. Noli Kryeministër” në Akademinë e Shkencave.
Libri përmban kumtesa të studiuesve dhe akademikëve Jorgo Bulo, Dhimitër Anagnosti, president nderi i fondacionit “Fan S. Noli”, Nasho Jorgaqi, Paskal Milo, Pëllumb Xhufi, Hamit Kaba, Shaban Sinani, Ksenofon Krisafi, studiuesja e re, Danja Sinanaj etj., shkruan gazeta “Shqip”.
Gjatë promovimit, Noli është cilësuar si rilindësi i fundit, i cili kreu detyra të rëndësishme siç ishin pavarësimi i kishës autoqefale shqiptare, monografia e Skënderbeut dhe revolucioni social që e bëri Shqipërinë për herë të parë demoraci.
Noli vdiq më 13 mars të vitit 1965 në Florida të ShBA-ve. Pas revolucionit të vitit 1924, ai ishte kryeministër i Shqipërisë për gjashtë muaj. Noli gjithashtu ka mbetur në kujtesën kulturore shqiptare si njohës i muzikës klasike dhe një poet dhe shkrimtar i shquar rilindës, duke botuar librat “Beethoveni dhe Revolucioni Francez” si dhe “Autobiografia”.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz