BallinaQeriqi: Nesër sa më masivisht dilni në protestë

Qeriqi: Nesër sa më masivisht dilni në protestë

Të ngjajshme

Man City e dyfishon epërsinë ndaj Liverpoolit, shënon përsëri Haaland

Manchester City e ka dyfishuar epërsinë ndaj Liverpoolit në...

Nuk ndalet City, Haaland shënon të dytin

Manchester City ka shënuar edhe golin e dytë ndaj...

Barcelona i ofron kontratë të re Christensenit, por me ulje page

FC Barcelona ka bërë një përpjekje për ta mbajtur...

Xhevdet Qeriqi që drejton Këshillin për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, edhe një herë ka ftuar të gjithë ish-luftëtarët e UÇK-së që nesër sa më masovikisht t’i përgjigjen protestës së paralajmëruar.

Protesta, sipas tij, do ndikojë që të zgjidhet problemi i tyre dhe që t’i gëzojnë të drejtat ligjore.
“Bashkëluftuar të luftës të UÇK-së, protesta që do të mbahet, paralajmërimi i ynë për protestë për nesër, më datë 11.03.2015 në ora 12.00, ka filluar të jep efekte pozitive. Kjo edhe po vërehet.

Andaj, ju ftoj që sa më masovikisht t’i përgjigjeni protestës, aq ma shpejt do të zgjidhet problemi ynë dhe do t’i gëzojmë të drejtat tona ligjore. Protesta do të mbahet dhe duhet të mbahet”, ka shkruar ai në facebook.

Ndërkaq Qeriqi ka njoftuar se kësaj proteste do t’I bashkohen edhe studentë të Universitetit të Prishtinës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz