BallinaTrepça’89 e mposhti Trepçën pas penalltive

Trepça’89 e mposhti Trepçën pas penalltive

Të ngjajshme

VV-ja i çon në Kuvend projektligjin për çmimet tavan dhe atë për sigurimet shëndetësore

Dy projektligje të rëndësishme të qeverisë janë rikthyer sot...

Nënshkruhet kontrata për Qendrën Emergjente në QKUK, punimet pritet të zgjasin 30 muaj

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se është...

Abdixhiku arrin në Kuvend, nuk deklarohet për media

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka...

Nagavci për çështjen e Presidentit: Do të vazhdojmë me takime gjatë fundjavës

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci,...

Trepça ‘89 është kualifikuar në rrethin çerekfinal të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll. Skuadra e Fahredin Durakut, të martën, në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, ka shënuar fitore kundër rivalit të qytetit, Trepçës, pas penalltive 5:4.

Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve është mbyllur 1:1. Të parët në epërsi kaluan futbollistët e 89-shit, me golin e Ibrahim Pecit nga penalltia, në mënyrën e 23-të. Megjithatë, Trepça arriti t’i barazojë shifrat në pjesën e dytë, me golin e Arlind Rashicës, në minutën e 66-të, falë edhe daljes së gabuar të portierit, Arben Beqiri.

Në vazhdime nuk pati gola. Megjithëse Trepça’89 ishte me një lojtar më pak pas përjashtimit të Edmond Turkut, ajo u shfaq më kërkuese për golin e fitores. Madje, Drilon Musa pati një rast shumë të mirë për të shënuar golin e fitores, por nuk qëlloi në portën e zbrazët.

Në serinë e penalltive futbollistët e Trepçës’89 u treguan më efikas.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz