back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaFilmi “Shok”, premierën botërore në “Aspen Shortsfest 2015”

Filmi “Shok”, premierën botërore në “Aspen Shortsfest 2015”

Të ngjajshme

Shaqiri i fortë vjen me dy gola, përmbys i vetëm Young Boys

Baseli ka arritur ta përmbys rezultatin dhe të avancojë...

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Prishtinë, sekuestrohen armë dhe municion

Një person është arrestuar sonte në Prishtinë, për armëmbajtje...

Digjet një stallë në Saradran të Istogut, lëndohen disa persona (Video)

Një stallë në Saradran të Istogut, është përfshirë sonte...

Shaqiri i fortë vjen me dy gola, përmbys i vetëm Young Boys

Baseli ka arritur ta përmbys rezultatin dhe të avancojë...
Jemi të lumtur t’ju njoftojmë që premiera botërore e filmit “Shok”, do të jetë në “Aspen Shortsfest 2015”. Jemi më së të kënaqur që jemi përzgjedhur të jemi në një festival kaq prestigjioz”, thuhet në njoftimin e ekipit të filmit
Filmi i metrazhit të shkurtë “Shok”, me me skenar dhe regji të Jamie Donoughue do të ketë premierën botërore në “Aspen Shortsfest 2015”. “Jemi të lumtur t’ju njoftojmë që premiera botërore e filmit “Shok”, do të jetë në “Aspen Shortsfest 2015”. Jemi më së të kënaqur që jemi përzgjedhur të jemi në një festival kaq prestigjioz”, thuhet në njoftimin e ekipit të filmit.
Xhirimet e këtij filmi janë realizuar në muajin nëntor të vitit të kaluar në Shalë të Bajgorës.
Filmi është i vendosur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy fëmijëve të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.
Në këtë film luajnë: Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raca, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi etj.
Asistente e regjisë është regjisorja kosovare Blerta Basholli ndërsa drejtor i fotografisë është skocezi Philip Robertson.
Filmi është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është prodhim i shtëpisë filmike Eagle Eye Films Kosova me producent Eshref Durmishi dhe Eagle Eye Media Ltd me producent Harvey Ascott. /KultPlus/
- Advertisement -

Të Fundit