back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaMustafa: FSK-ja do të jetë Ushtri moderne

Mustafa: FSK-ja do të jetë Ushtri moderne

Të ngjajshme

UEFA gjobit Galatasarayn, kjo është arsyeja

UEFA ka vendosur ta gjobisë skuadrën e Galatasarayt. Kjo për...

Apple prezanton MacBook-et e rinj: Performancë “ndryshuese loje”

Nëse MacBook-u juaj aktual po jep shenja lodhjeje, tani...

S’i zgjat gëzimi Wolvesit, Salah barazon

Liverpooli ka shënuar golin e barazimit ndaj Wolvesit. Është egjiptiani,...

Ish-deputeti i LVV-së: Nuk ka matematikë që e rizgjedh Osmanin presidente

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se...
Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë kanë nisur manifestimet treditore “Epopeja e UÇK-së”.
Mustafa ka thënë se ditët e Epopesë së UÇK-së nuk reshtën deri më 12 qershor 1999 kur Kosova u çlirua përfundimisht dhe së bashku me përkrahjen e botës demokratike nisi një fazë të re, atë të shtetndërtimit të paqes dhe zhvillimit .
Mustafa shprehu mirënjohje të thellë për përkrahjen e vendeve demokratike, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s që në ditët më të vështira na dolën krah dhe së bashku me ta vulosëm lirinë tonë, ka thënë më tej kryeministri.
“17-vjetori i rënies së Adem Jasharit dhe bashkëfamiljarëve të tij e gjen Kosovën me shumë arritje; Kosova e njohur nga 108 shtete, anekënd globit, ka vënë marrëdhënie të ngushta me shumë vende të botës, duke e forcuar subjektivitetin e saj ndërkombëtar dhe duke shënuar rezultate të prekshme në çdo fushë të jetës”.
Transformimi i UÇK-së në TMK dhe i kësaj të fundit në FSK është vetëm një nga rrëfimet e shumta të suksesit të Kosovës së lirë, sovrane e demokratike.
“Kuptohet, procesi i avancimit të FSK-së do të vazhdojë më tej me themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, të cilat do të jenë forca moderne ushtarake, të pajisura me të gjitha cilësitë e nevojshme të një ushtrie të aftë për të siguruar stabilitet e paqe dhe për të marrë pjesë në misione humanitare e paqësore me synim që të ketë vendin e vet në NATO” ,tha Mustafa.
Edhe komandanti i FSK-së Kadri Kastrati tha se FSK është në rrugë të mirë për t’u shndërruar në FAK. Sipas tij në përvjetorin e ardhshëm të Epopesë së UÇK-së FSK do të jetë ushtri.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz