back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaUncategorizedNë Gaçkë të Ferizajt, familja e policit të ndjerë fal gjakun (Foto)

Në Gaçkë të Ferizajt, familja e policit të ndjerë fal gjakun (Foto)

Të ngjajshme

Durrës: Vjehrri godet me sende të forta dhëndrin, përfundojnë në spital

Rreth orës 18:00, në fshatin Xhafzotaj, Durrës, shtetasi M....

Qumështi i pasterizuar po bëhet gjithnjë e më popullor

Në javët e fundit, Hannah Neeleman, e njohur në...

Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos akuzohet se ka qenë bashkëpunëtore e UDB-së serbe

Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, është përballur sërish...
Familja e Policit të ndjerë Nebih Ramadani nga Gaçka e Ferizajt i fali gjakun familjes Hajdari nga Kaçaniku.
Polici 61 vjeçar nga fshati Gaçkë i cili mbrëmë pësoi një aksident komunikacioni në magjistralen Ferizaj-Brezovicë, tek “Fusha e Pajtimit” në Kaçanik, e i cili nga plagët e marra sot ndërroi jetë,sot para varrimit familja e policit të ndjerë i fali gjakun familjes Hajdari nga Kaçaniku, transmeton Ferizajpress.
Me iniciativën e hoxhës së fshatit Gaçkë Bujar Hasani dhe me vullnetin e mirë të familjes Ramadani sot para se të bëhej varrimi u bë falja e gjakut.
Ishte ky një gjest i kësaj familje që u përshëndet nga të pranishmit në këtë ceremoni varrimi.
Varrimi i policit të ndjerë u bë në fshatin e lindjes me ceremoni policore dhe në prani të shumë qytetarëve në orët e pasdites.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz