back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaThaçi: Jemi në rrezik nga ndikimi i Rusisë dhe IS-it

Thaçi: Jemi në rrezik nga ndikimi i Rusisë dhe IS-it

Të ngjajshme

Al Nassr jep informacione për lëndimin e Ronaldos

Skuadra e Al Nassr ka dal me raport mjekësor...

Trump thotë se pothuajse “gjithçka është rrënuar” në Iran

Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se pothuajse “gjithçka është...

Osmani dhe homologu arab flasin për veprimet e regjimit iranian

Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin...

Haxhiu dhe Rudolph flasin për mbështetjen e vazhdueshme gjermane për institucionet e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu,...

A varet e ardhmja e Spallettit te Juventusi nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve?

Raportet në Itali pretendojnë se Juventusi do të ulet...

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe NATO-s që të përshpejtojnë integrimin e vendeve të Ballkanit, në të kundërtën rrezikojnë përhapjen e ndikimit të Rusisë dhe të ekstremistëve islamistë.

Thaçi, duke folur për agjencinë Reuters, ka thënë se shpreson për rezultate të prekshme në muajt e arshshëm, siç është regjimi i ri i vizave të BE-së me Kosovën.

“Është koha kur Brukseli duhet të lëvizë nga retorika dhe fjalët e mira për Kosovën në masa konkrete”, ka thënë Thaçi në Berlin, pas takimit me ministrin e Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Ai po ashtu ka thënë se Prishtina e sheh këtë izolim të vazhdueshëm si “padrejtësi”.

Rusia ka tërhequr paralele midis aneksimit që i ka bërë Krimesë vitin e kaluar dhe mbështetjes ushtarake që i ka ofruar NATO-ja Kosovës më 1999.

Thaçi e ka hedhur poshtë këtë dhe ka thënë se e ardhmja e Prishtinës qëndron në “familjen euroatlantike”.

“Çdo vonesë në këtë proces është e rrezikshme. Hap rrugën për depërtimin dhe rritjen e ndikimit të Rusisë në aspektin politik, ekonomik dhe ushtarak”, ka thënë Thaçi.

“Po ashtu i hap rrugën Shtetit Islamik që të depërtojë në rajon dhe të ndikojë në rajon”, ka shtuar Thaçi për agjencinë Reuters. /rel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz