back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaRed Bull prezanton makinën pa “maskë”

Red Bull prezanton makinën pa “maskë”

Të ngjajshme

“Dyfytyrësh”, Klodi dhe Benita përplasen në Post Big Brother

Sonte në Post Big Brother ka pasur një përplasje...

13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë...

Ramabaja: Njëri nga kandidatët e PDK-së për president është ish-komandant i UÇK-së

Analisti Sadri Ramabaja, duke komentuar rreth çështjes së zgjedhjes...
Skuadra Red Bull ka bërë dje prezantimin zyrtar të modelit për këtë sezon të Formula 1, RB11, duke hequr më në fund kamuflazhin me të cilin ishte pikturuar makina që mori pjesë në testimet para fillimit të sezonit. Ai kamuflazh mbi makinë ishte vendosur për të fshehur detaje dhe për të vështirësuar sa më shumë një kopjim të mundshëm të dizajnit të saj. Daniel Riçiardo dhe Danil Kviat, testuan modelin RB11 në Katalunja, por mbeten shumë mbrapa të tjerëve për probleme të ndryshme, duke zhvilluar në total 397 xhiro më pak sesa kampionët në fuqi të Mercedes. “Është e vështirë të thuash se ku jemi në raport me kundërshtarët”, tha Daniel Riçiardo, kur mbeten 12 ditë nga gara e parë e sezonit në Melburn, ku ai pret që Mercedes të jetë para të tjerëve. “Me përjashtim të një skuadre, mund të them se të gjithë të tjerët do të jenë të ngjeshur. Mendoj se kemi për të dhënë më shumë në këtë sezon”, tha australiani, i cili fitoi tri gara gjatë vitit 2014.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz