back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaEkspozita “Qëndresa heroike e Jasharëve për liri”, në 5 mars në Tiranë...

Ekspozita “Qëndresa heroike e Jasharëve për liri”, në 5 mars në Tiranë

Të ngjajshme

Shaqiri i fortë vjen me dy gola, përmbys i vetëm Young Boys

Baseli ka arritur ta përmbys rezultatin dhe të avancojë...

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Prishtinë, sekuestrohen armë dhe municion

Një person është arrestuar sonte në Prishtinë, për armëmbajtje...

Digjet një stallë në Saradran të Istogut, lëndohen disa persona (Video)

Një stallë në Saradran të Istogut, është përfshirë sonte...

Shaqiri i fortë vjen me dy gola, përmbys i vetëm Young Boys

Baseli ka arritur ta përmbys rezultatin dhe të avancojë...
Ekspozita tematike “Qëndresa heroike e familjes Jashari për liri”, në 5 mars, do të jetë e hapur për publikun në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.Ekspozita ka qëndruar e hapur nga 28 nëntori 2014 deri më 28 shkurt 2015 në Muzeun e Kosovës. Qëllimi i ekspozitës në Tiranë është të prezantojë dëshmi të qëndresës heroike të familjes Jashari edhe për qytetarët e Shqipërisë. “Në mesin e dëshmive që janë një pasuri e vyer e kombit, ruhen shumë eksponate të cilat do të ekspozohen”, thuhet në njoftim.
Ekspezita “Qëndresa heroike e Jasharëve për liri, rast unik në historinë botërore”, është prezantuar me mbi 100 artefakte që nga ditëfesta e 102 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë e të Flamurit Shqiptar, 28 Nëntori, në ekspozitën tematike në Muzeun Shtetëror të Kosovës.
Ekspozita prezanton eksponate tredimensionale, fotografi, dokumente, harta, shtyp të kohës dhe xhirime filmike. Në 5, 6 e 7 mars 1998, në Epopenë e Prekazit, në mbrojtje të familjes dhe Kosovës, në luftën për liri dhe pavarësi, ranë heroikisht 56 anëtarë të familjes Jashari, 20 prej tyre të familjes së ngushtë të Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në përballje me sulmin e egër të forcave serbe të kasapit të Ballkanit, Millosheviç, i cili ka përfunduar në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë.
//ATSH//
- Advertisement -

Të Fundit