BallinaAGK kërkon të largohen posterët kundër Berat Buzhalës

AGK kërkon të largohen posterët kundër Berat Buzhalës

Të ngjajshme

Makina që shfaq filma nga fenerët

Teknologjia e re në industrinë e makinave elektrike po...

Selin shkon në Istog, pozon bashkë me vjehrrën

Reperi i njohur Gimbo ka ndarë së fundmi me...

Mustafa – Armend Mujës: Grantet e subvencionet e bujqve janë zvogëluar gjithandej

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj ministrit...
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është i shqetësuar lidhur me fushatën ofenduese të kompanisë “Devolli Corporation”, kundër gazetarit të gazetës “Express”, Berat Buzhala.
Në komunikatën e AGK-së, thuhet se kampanja denigruese e kësaj kompanie është fyerje e rëndë për gazetarët dhe e papranueshme për një shoqëri demokratike.
AGK-ja kërkon nga kompania “Devolli Corporation”, që t’i largojë sa më parë posterët dhe t’i kërkojë falje gazetarit Buzhala.
Gjithashtu, AGK-ja u bën thirrje të gjitha palëve që t’i ndjekin rrugët ligjore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe fton gazetarët që t’i drejtohen zyrës ligjore të Asociacionit, në rast nevoje për përfaqësim ligjor.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz