back to top
Thursday, March 12, 2026
BallinaDisa këshilla për evitimin e stresit në punë

Disa këshilla për evitimin e stresit në punë

Të ngjajshme

Shell Kosova me aplikacion të ri

Rrjeti i pikave të karburantit Shell në Kosovë ka...

Kollë kronike – efekt i mundshëm i ri i injeksioneve për dobësim

Injeksionet për humbje peshe të grupit GLP-1 janë konsideruar...

MPJD konfirmon se qindra kosovarë ndodhen ende në Lindjen e Mesme

Një numër i “konsiderueshëm” shtetasve të Kosovë janë kthyer...

Simptomat e stresit në punë janë disa, duke filluar nga dhimbja e kokës, dhimbja e mesit, lodhja kronike dhe për shumicën vuajtja nga klaustrofobia. Shkaktarët janë të shumtë, duke filluar që nga gjendja psikologjike, punë e rëndë deri te marrëdhëniet e tendosura me kolegët. Ekspertët japin disa këshilla për t’i evituar pasojat e stresit në punë.

– Kujdesi: Kujdesuni për zyrën apo për vendin e punës si për dhomën tuaj të gjumit. Të dobishme do të ishin vazot me lule ngjyrë të kuqe, e cila është shumë energjike.

– Marrëdhëniet: Krijoni marrëdhënie të mira me kolegët dhe me shefat. Mundohuni të flisni ngadalë dhe më pak, në të kundërt do të krijoni shumë antipati në ambientin e punës.

– Pushimi: Mësoni artin e “shkëputjes”, t’i lejosh vetes pesë minuta pushim pas çdo një ore pune, kjo do t’ju ndihmojë shumë që të rifreskoni trurin dhe të rinisni punën me më shumë energji. Të bësh një shëtitje, një telefonatë ndonjë shoku apo shoqeje, të dëgjoni pak muzikë etj.. Dobia e pushimit mes punës është vërtetuar nga shumë studime në këtë fushë.

– Qeshja: Mësoni të qeshni dhe të bëni shaka në punë. Tregoni ndonjë barsoletë, dërgoni dhe merrni e-mail nga shokët tuaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz