back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaUncategorizedFlamuri i Kosovës edhe në Rusi, Kinë e Argjentinë (Foto)

Flamuri i Kosovës edhe në Rusi, Kinë e Argjentinë (Foto)

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...
Në rreth pesëdhjetë vende të ndryshme të botës, njerëzit kanë bërë fotografi me flamurin e Kosovës, të cilat i kanë postuar më pas nëpër rrjete sociale.
Platforma KosovoDiaspora.org i ka ftuar njerëzit të marrin me vete flamurin kosovar në udhëtime turistike, studimore, apo të biznesit dhe të bëhen pjesë e kampanjës #KosovoEverywhere. Kjo mundësoi që Kosova të shfaqet edhe në vendet si Rusia, Kina, Izraeli, Afganistani dhe Serbia.
Fotot e realizuara nga pjesëmarrësit në këtë kampanjë virtuale janë shpërndarë përmes rrjeteve sociale si: Twitter, Facebook dhe Instagram. “Shqiptarët nëpër botë e morën flamurin e Kosovës në valixhet e tyre ose e shtypën atë në letër.
Ata bënë ‘selfie’ në qytete dhe parqe ku kishin rastin të ndaleshin për vizita. Disa arritën të bëjnë foto me njerëzit lokal me flamurin tonë në dorë, madje edhe në vendet që nuk e njohin ende Republikën e Kosovës,” shpjegon Kanarina Shehu, koordinatore e KosovoDiaspora.org.
Të gjitha fotografitë janë të përfshira në albumin online: bit.ly/KosovoEverywhere.
Juria e Kosovo Diaspora ka përzgjedhur tri fotografitë e preferuara. Foto fituese është realizuar në Kazakistan – një vend që nuk e njeh shtetësinë e Kosovës ende.
Çmimi i dytë shkon te një grup të rinjsh në një tjetër vend që nuk e njeh Kosovën, Bangladesh. Ndërsa çmimi i tretë shkon te një foto e realizuar në Malet Rocky në Amerikën Veriore. Të tre fituesit do të marrin nga një çmim.
Në mesin e tetë anëtarëve të jurisë ishin edhe fotografët profesional kosovarë: Bujar Gashi, Shkëlzen Rexha dhe Korab Basha./rtk/

Të Fundit

Sport

ShowBiz