back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaMinistrja gjermane viziton Vushtrrinë, shkak migrimi

Ministrja gjermane viziton Vushtrrinë, shkak migrimi

Të ngjajshme

Aktorja e njohur bëhet për spital

Aktorja e njohur Christina Applegate ka zbuluar se është...

Prattipati: Bllokimi i partive në zgjedhje – minim i demokracisë

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të...

NYT: Trump planifikon për javën e ardhshme takime të ndara me Putinin dhe Zelenskyn

Presidenti amerikan Donald Trump planifikon të zhvillojë takime të...

 

Ministrja për Çështje Evropiane dhe Marrëdhënie Rajonale e landit gjerman të Bavarisë, Beate Merk, e shoqëruar nga Ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets, qëndruan mbrëm në Vushtrri ,ku u pritën nga i pari i Komunës,Bajram Mulaku.
Zyrtaret e larta të shtetit gjerman u informuan me situatën aktuale në Komunën e Vushtrrisë,me theks te veçant me çështjen e emigrimit,e cila kohëve te fundit është mjaft e theksuar edhe në këtë komunë. Mulaku,shprehu shqetsimin e tij personal dhe qeverisë lokale lidhur me këtë dukuri dhe angazhimin e institucioneve komunale në parandalimin e qytetarëve për të braktisur vendin.
“Shteteve te BE nuk i duhet rinia e Kosovës. Ato kanë mjaft fuqi punëtore. Kosovës i duhet kjo rini. Ajo duhet të qëndroj këtu dhe të kontribuoj në zhvillimin dhe përparimin e vendit të tyre. Ata do të kthehen pasi Kosova është një vend i sigurt dhe se kosovarëve nuk iu takon e drejta për azil”,tha ministrja Beate Merk.
Në këtë takim u bisedua edhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, për mundësinë e punësimit sezonal dhe trajtimit e aftësimit profesional të qytetarëve të Kosovës. Këto tema u prekën edhe gjatë bashkëbisedimit të zyrtarëve te lartë gjermanë me qytetarët e Komunës së Vushtrrisë.
- Advertisement -

Të Fundit