back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaUncategorizedMitrovicë. organizata italiane dhuron 100 pako ushqimore-higjenike për rastet sociale

Mitrovicë. organizata italiane dhuron 100 pako ushqimore-higjenike për rastet sociale

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

 

Drejtoria e Integrimeve dhe Mirëqenies Sociale, ka pranuar 100 pako ushqimore-higjienike, nga organizata humanitare ASVI nga Italia, e cila vepron dhe ndihmon në Kosovë që nga pas lufta.
Drejtori i kësaj drejtorie, Mensur Beqiri, njofton se drejtoria ka arritur marrëveshje me ASVI, me të cilën kjo e fundit ka marrë përsipër që çdo dy muaj t’i dhuroj kësaj drejtorie, nga 50 pako ushqimore për raste sociale.
Ndërkaq, rreth 80 pako me veshmbathje për rastet sociale, janë dhuruar nga Komuna e Valfabrica Itali, rajoni i Umbria.
Javën e kaluar KFOR-i zviceran i ka dhuruar Drejtorisë së Integrimeve dhe Mirëqenies Sociale, 100 dhurata shkollore për fëmije jetim dhe familje nevojtare.
Drejtori i Drejtorisë së Integrimeve dhe Mirëqenies Sociale, Mensur Beqiri, falënderon të gjithë ata të cilët kontribuojnë në zbutjen e gjendjes së vështirë socio-ekonomike në Komunën e Mitrovicës, dhe shpreh përkushtim të madh rreth bashkëpunimit me organizata të huaja.

Të Fundit

Sport

ShowBiz