back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaBiblioteka Kombëtare e Kosovës në ekspozitën arkitekturale të Harvardit

Biblioteka Kombëtare e Kosovës në ekspozitën arkitekturale të Harvardit

Të ngjajshme

“Dyfytyrësh”, Klodi dhe Benita përplasen në Post Big Brother

Sonte në Post Big Brother ka pasur një përplasje...

13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë...

Ramabaja: Njëri nga kandidatët e PDK-së për president është ish-komandant i UÇK-së

Analisti Sadri Ramabaja, duke komentuar rreth çështjes së zgjedhjes...
Universiteti i Harvardit në Massachusetts të SHBA-ve ka përfshirë Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në një ekspozitë mbi arkitekturën e bibliotekave kombëtare.
Universiteti i Harvardit në Massachusetts të SHBA-ve ka përfshirë Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në një ekspozitë mbi arkitekturën e bibliotekave kombëtare, e cila u hap në muajin shkurt në Harvard University Graduate School of Design, me titull “Ikonat e diturisë: Arkitektura dhe simbolizmi në bibliotekat kombëtare”.
Kurator të ekspozitës janë dy studentët e Harvard-it, Daniel Rauchwerger dhe Noam Dvir, të cilët krijuan ekspozitën pasi kishin publikuar në Revistën e Dizajnit të Harvardit hulumtimin e tyre mbi ngjashmërinë e dizajneve të bibliotekave kombëtare, shkruan Kosovalive.
“Kemi gjetur ngjashmëri të mrekullueshme midis librarive në zona dhe periudha kohore krejtësisht të ndryshme të botës. Në fund të fundit, këto ndërtesa janë shumë dramatike dhe simbolike; ato janë pallatet e dijes dhe virtytit”, ka thënë Rauchwerger.
Një kundërshtim ndaj kritikëve të ndërtesës, përfshirja e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në ekspozitën e Harvard-it është dëshmi për simbolizmin e ndërtesës dhe vlerën arkitekturale si një objekt i dijes dhe trashëgimisë kulturore – dy vlera që duhet të sillen ndërmend teksa Kosova gjen zërin e saj si një shtet evropian. / KultPlus.com
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz