back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaUncategorizedPicën e vjedhur për djalin, e paguan pas 13 vjetësh!

Picën e vjedhur për djalin, e paguan pas 13 vjetësh!

Të ngjajshme

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, qëlloi me armë me gaz pas një përleshjeje

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë pasi dyshohet...

Aksident trafiku në Dollc, shkaktohen kolona të gjata

Një aksident trafiku ndodhi mëngjesin e sotëm në Dollc...

Trafik armësh dhe makinash në Shqipëri, arrestohen dy persona nga Kosova

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar në flagrancë shtetasi...

 

Varfëria e kishte shtyrë të vidhte një picë për të ushqyer djalin e tij të vogël dhe tashmë, 13 vite më pas, ky klient i veçantë kishte vendosur ta paguante atë, madje me interes.
Ngjarja ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pronari i picerisë kishte marrë një letër anonime nga klienti, i cili i kërkonte atij falje duke e njoftuar se do të paguante picën.
Pica e vjedhur kushtonte 20 dollarë dhe së bashku me 8% interesa për 13 vite vlera e saj shkon 54.39 dollarë, një shumë kjo që ai e ka paguar tashmë nëpërmjet bankës së tij.
Pronari i picerisë vendosi ta publikojë letrën në rrjetin social “Redit”, por shumë shpejt ajo u bë lajm për mediat.
“Në vitin 2002 bëra një kontroll në dyqanin tuaj. Po kaloja një periudhë të vështirë financiare, isha pa para dhe në shtëpi kisha një fëmijë të uritur”, shkruhet në letrën drejtuar picerisë, e shkruar nga klienti, tashmë biznesmen dhe pronar i një kompanie të madhe në Amerikë.
Ai tha se ka tentuar vite më parë ta bëjë këtë, por i vinte turp dhe nuk merrte guximin.
Pronari i picerisë ka thënë se e ka falur këtë klient kaq të veçantë në një kohë kur vlerat dhe humaniteti njerëzor janë mbytur nga egoizmi.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz