back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaKërkohet ndërhyrja e Isa Mustafës që Trepça mos të shkojë në likuidim

Kërkohet ndërhyrja e Isa Mustafës që Trepça mos të shkojë në likuidim

Të ngjajshme

Muharremi: Qytetarët po i përballojnë çmimet e ngritura me kredi e borxhe

Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar edhe...

Amorim: Dua të qëndrojë për 20 vite te Manchester Unitedi

Trajneri portugez, Ruben Amorim erdhi me shumë bujë në...

Jasir Asani nënshkruan me skuadrën nga Irani

Skuadra iraniane Esteghlal ka arritur marrëveshje me sulmuesin shqiptar...

“Pastrimi” gjen te kontejnerët dallamë e jelek tradicional nusesh

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se gjatë...

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, sot në mbledhjen e kryesuar nga kryetari Muhamet Mustafa, e ka shqyrtuar shkresën e Agjencionit Kosovar të Privatizimit (AKP), lidhur me ndërmarrjen shoqërore “Trepça”. Në këtë takim, ky komision është informuar nga AKP-ja lidhur me vendimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme (DHPGjS) për refuzimin e ankesës së AKP-së për shtyrjen e afatit të riorganizimit të ndërmarrjes Trepça. Për gjendjen në këtë ndërmarrjeje dhe vendimin e AKP-së, njoftoi drejtori, Ahmet Tmava.   Ai fillimisht tha se ndërmarrja “Trepça”, ndonëse në kushte jo të favorshme për punë, vitin e ka përmbyllë me sukses, si në prodhim ashtu edhe në menaxhimin e resurseve të saja. Duke shprehur shqetësimin e tij si, dhe të punëtorëve (2000 sosh), të kësaj ndërmarrjeje, ai më tej shtoi se në Ligjin për riorganizimin e ndërmarrjes “Trepça”, është paraparë që riorganizimi i ndërmarrjes të bëhet deri më 2 prill. Duke pasur parasysh rrethanat në të cilat ka funksionuar ndërmarrja, tha në vijim Tmava, ne jemi ankuar në AKP që ky afat të zgjatet. Mirëpo AKP-ja, ka sqaruar se ky afat jo që nuk është zgjatur nga DHPGjS-ja, por e ka shkurtuar, nga 2 prill në 2 shkurt.  Duke i bërë thirrje komisionit që të ndikojë në revidimin e vendimit të DHPGjS-së, sipas të cilit pas datës 2 shkurt, “Trepça” shkon në likuidim, Tmava në fund u shpreh:” Ndërmarrja shoqërore “Trepça”, është me interes nacional dhe duhet ruajtur me çdo kusht”.

Anëtarët e komisionit, ndërkaq, duke shprehur mospajtim dhe indinjatë të thellë me vendimin e DHPGjS-së, u zotuan se do të angazhohen pareshtur për mbrojtjen e ndërmarrjes “Trepça” nga likuidimi. Lidhur me këtë, komisioni vendosi që fillimisht, mospajtimin e tij ta shfaqë me një shkresë zyrtare dërguar AKP-së, ministrisë përkatëse dhe kryetarit të Qeverisë, Isa Mustafa. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit