back to top
Wednesday, March 11, 2026
BallinaJa programi i aktiviteteve për “Flaka e Janarit 2015”

Ja programi i aktiviteteve për “Flaka e Janarit 2015”

Të ngjajshme

Reali vazhdon tutje – tjetër gol vjen nga Valverde ndaj Man Cityt

Real Madrid e ka realizuar edhe golin e dytë...

“Ti po e përdor kunatën tënde…” – Greta debaton me Brikenën

“Ti po përdor Mateon që asgjë nuk do keni...

Vazhdon nesër seanca gjyqësore ndaj Nagip Krasniqit

Gjatë ditës së nesërme në Gjykatën Themelore të Prishtinës...

Hamza shtron iftar për BIK-un, thekson vlerat e solidaritetit, respektit dhe harmonisë në shoqëri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, shtroi...
Manifestimi “Flaka e Janarit 2015” që sivjet mbahet në përkujtim të 70-vjetorit të masakrës së Gjilanit, fillon më 14 janar dhe përmbyllet me 31 janar, ditë këto që do të jenë të mbushura me homazhe e akademi përkujtimore si dhe me aktivitete kulturore, letrare e artistike, në nderim të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit. Bujar Haziri, udhëheqës i Njësisë për Kulturë, thotë se gjithçka është gati për fillimin e manifestimit.
Ky manifestim sivjet mbahet në përkujtim të 70-vjetorit të Masakrës së Gjilanit 1944/45
Dita e parë më 14  JANAR fillon me vizitë në FSK – Garnizoni Gjilan, mandej me homazhe te Varrezat e dëshmorëve dhe lapidarët në qytet. Pritje nga kryetari i Komunës për familjet e dëshmorëve si dhe Ndezja e Flakadanit në ora 17:00 te Platoja para Teatrit.
Më datë 17 janar, Peneli i Flakës, ekspozitë kolektive të arteve pamore dhe pastaj shpallja e fituesve të konkursit.
Më 19 janarit mbahet Xixat e Flakës, Festivali i muzikës për fëmijë.
Më 21 janar Akademi përkujtimore për Presidentin Dr. Ibrahim Rugovën.
Më 21 janar mbahet gjithashtu në Akademi tjetër, ajo në përkujtim të 70 – të vjetorit të Masakrës së Gjilanit 1944/45.
Nga data 23 deri më datë 28 janar mbahet Talia e Flakës, që është Festivali i Dramës Shqipe – Trupat Teatrore nga të gjitha trojet shqiptare.
Më 30 janar është Ora e madhe letrare dhe pastaj shpallja e rezultateve të konkursit letrar për poezi dhe tregim.
E më 31 janar, është Fest Flaka, Festivali i muzikës popullore në orën 19:00 në Teatër.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz