Me siguri iu kujtohet kur ishit fëmijë dhe prindërit nuk iu lejonin të ngjyrosnit muret e dhomave.
Kjo gjë nuk është e ndaluar në fshatin Tiebele të Afrikës Perëndimore.Njerëzit atje mund të dekorojnë në forma gjeometrike të ndryshme shtëpitë e tyre prej dheu, duke i kthyer ato në vepra të vërteta arti. Më të privilegjuarat dekorimin e mureve janë gratë, që derdhin mbi fasada gjithë fantazinë e tyre. Muret e këtyre shtëpive kanë një trashësi sa një këmbë, dhe janë projektuar pa dritare përveç një ose dy hapjeve të vogla që lejojnë futjen e dritës.