BallinaShembet ura multimilionëshe, dhjetë ditë pasi ishte përfunduar (Video)

Shembet ura multimilionëshe, dhjetë ditë pasi ishte përfunduar (Video)

Një urë që kishte kushtuar miliona euro është shembur në Sicili, për pak se dy javë pasi ajo u hap, duke provokuar një debat politik. Ura Scorciavacche ndodhet afër Mezzojuso-s, 25 milje nga Palermo në një shtrirje të autostradës që shkon përmes kryeqytetit të ishullit dhe Agrigento-s. Ajo ka bllokuar qarkullimin në mënyrë dramatike në ditët e fundit. Kompania e ndërtimit përgjegjëse për projektin, “Anas”, tha se kolapsi ndodhi për shkak të “rrëshqitjes”. Ura përfundoi tre muaj përpara afatit kur ajo u hap në 23 dhjetor. Ura është pjesë e një projekti të punëve të vazhdueshme rrugore me vlerë më shumë se 200 milionë eurosh, tha kompania. Por incidenti mori një përgjigje të zemëruar nga kryeministri italian Matteo Renzi i cili shkroi në Twitter, se donte të dinte kush ishte përgjegjës, pasi, “ata do të paguajnë çdo gjë”. Ndërkohë që katër persona pësuan dëmtime të lehta, fatmirësisht nuk kishte mjete mbi urë në kohën që ajo u shemb, pasi ishte mbyllur nga kompania, e cila kishte kapur shenja të rrëshqitjes që më 30 dhjetor. “Kush e ka bërë këtë gabim do të paguajë, edhe ata që e ndërtuan dhe ata që e inspektuan atë”, ka thënë ministri i transportit, Maurizio Lupi. Por kompania “Anas”, e cila mburret me përvojën e saj 80-vjeçare në rrugë dhe autostradë, këmbënguli se media e ka ekzagjeruar atë që ka ndodhur dhe dëmet e saj.

Por kjo nuk është hera e parë që një urë shembet në Sicili. Në korrik të vitit të kaluar, ura Petrusa, e cila ishte pjesë e një autostrade në rajonin e afërt Agrigento, u rrëzua, ndërsa tre makina ishin duke udhëtuar mbi të.