back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajme9 shkurti e përplas Kurtin me realitetin e varfërisë, papunësisë dhe inflacionit

9 shkurti e përplas Kurtin me realitetin e varfërisë, papunësisë dhe inflacionit

Të ngjajshme

Ndonëse me synim ambicioz prej “500 mijë” votash, zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit e përballën kreun e qeverisë me një përplasje brutale me realitetin, duke e lënë jo vetëm larg objektivit, por edhe më poshtë rezultatit të katër viteve më parë.

Që nga marrja e frerëve të ekzekutivit, kryeministri Albin Kurti dhe kabineti i tij pretenduan pandalshëm: mijëra vende të reja pune, menaxhim efikas i inflacionit dhe një rritje e qëndrueshme e investimeve kapitale.

Megjithatë, kur bilanci i qeverisjes katërvjeçare i sfidohej në ballafaqimet e rralla me gazetarë, kreu i qeverisë binte në kontradikta të skajshme – çka mund ta ketë shtyrë t’iu ikë ballafaqimeve të mëtejshme përgjatë gjithë fushatës zgjedhore.

Gjatë intervistës së fundit në RTK para zgjedhjeve, kryeministri Kurti, teksa po pretendonte se vendi kishte përjetuar rritje të punësimit përgjatë katër viteve të fundit, pranoi se rënia e papunësisë në Kosovë ishte rezultat i “formalizimit të tregut të punës” dhe se migrimi mund të ketë pasur gjithashtu ndikim.

Në njërën anë, Kurti pranonte se migrimi mund të ketë ndikuar në rënien e papunësisë, duke dhënë kështu një pranim indirekt të realitetit. Në anën tjetër, ai e minimizoi këtë fenomen duke pretenduar se tashmë nuk ka migrim, duke u mbështetur në një supozim se kriza në Bashkimin Evropian e ka ndaluar atë.

“Ka ndikuar formalizimi i vendeve të punës, mund të ketë ndikuar edhe migrimi por ai ka ndikuar më shumë në të kaluarën. Unë besoj që nuk ka migrim edhe për shkak të krizë që po kalon Bashkimi Evropian.” – tha Kurti gjatë një interviste në RTK.

Megjithatë, rezultatet preimiliare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit duket se u shndërruan në reflektim për Kurtin rreth krizës ekonomike.

Ndonëse, sipas rezultateve preliminare, Vetëvendosje mori rreth 160 mijë vota më pak nga targeti prej 500 mijë votash që kjo parti vendosi për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe 40 mijë më pak sesa rezultati preliminar i zgjedhjeve të vitit 2021, kryeministri Albin Kurti e quajti “fitore të padiskutueshme” rënien prej gati 10 për qind në vota, transmeton nacionale.

Në një postim ditë më parë në Facebook, Kurti tha se “qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin, dhe puna e qeverisë së re vazhdon sapo të çertifikohen rezultatet.”

Varfëria, papunësia, inflacioni enorm, shërbimet e kujdesit shëndetësor mund të jenë top katër sfidat e kosovarëve që duket se i kushtuan më së shumti elektoralisht Kurtit.

Kjo dëshmohet edhe nga i portretizimet aspak optimistet nga anketa si ajo e Pulsit Publik, ku të dhënat e anketës së majit 2024 treguan se varfëria (16.6%), papunësia (16.3%) dhe çmimet për furnizimet thelbësore (12.7). %) u identifikuan si tri problemet kryesore me të cilat po përballen qytetarët e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje siguroi 40.1% të votave sipas rezultateve prelimiare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, një rënie e ndjeshme krahasuar me fitoren dërrmuese prej mbi 50% në vitin 2021.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz