Pesë persona kanë humbur betejën me COVID-19, në 24 orët e fundit në Kosovë, shkruan Drenica Press.
Kjo është bërë e ditur nga komunikata e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Në komunikatë bëhet e ditur se 85 raste të reja me koronavirus, janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 15 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Mitrovicë, Skenderaj dhe Suharekë.