back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajme82 deputetë largohen nga parlamenti i Shqipërisë, reagimet e tyre pas përfundimit...

82 deputetë largohen nga parlamenti i Shqipërisë, reagimet e tyre pas përfundimit të mandatit

Të ngjajshme

Ditë tragjike në Turqi, dy aksidente rrugore, 16 të vdekur dhe 30 të plagosur

Gjashtëmbëdhjetë persona humbën jetën dhe 30 të tjerë u...

Muslija asiston në fitoren e Dusseldorfit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija ka bërë...

Mbappe “heroi” i Realit, i jep fitoren në frymën e fundit

Real Madridi mezi ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj...

Dosja Jeffrey Epstein: Në një email përmendet edhe emri i Behgjet Pacollit

Dosja Jeffrey Epstein, ku mesazhet janë publikuar nga Departamenti...

Ja çfarë rasti ka humbur Mbappe

Po zhvillohet aktualisht ndeshja midis Real Madridit dhe Rayo...

Në prag të përfundimit të kësaj legjislature, 82 nga deputetët aktualë të Kuvendit të Shqipërisë nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit në shtator. Disa prej tyre kanë reaguar publikisht, duke ndarë vendimet personale dhe reflektimet për fundin e këtij kapitulli politik.

Një prej zërave më të spikatur është Monika Kryemadhi, e cila ka konfirmuar largimin përfundimtar nga jeta politike. Ajo deklaron se do t’i përkushtohet pasioneve të saj personale, duke lënë pas një karrierë të gjatë në politikë.

Në parlament nuk do të jetë më as ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta, i cili nuk arriti të sigurojë një mandat deputeti në zgjedhjet e fundit. Kryemadhi shprehet se ndjen keqardhje për këtë rezultat, por thekson se nuk ndjen përgjegjësi për dështimin e tij. “Unë nuk kam bërë dhe nuk kam qenë liderë e fushatës së tij, unë kam qenë një nga personat që kërkonte votë për Ilir Metën”, u shpreh ajo.

Një tjetër figurë që largohet nga politika është Nasip Naço, i cili katër vitet e fundit ishte deputet i Partisë Socialiste. “Ky ishte edhe fundi im politik, pjesa tjetër pastaj, do të vazhdoj profesionin tim”, tha ai, duke nënkuptuar rikthimin në jetën profesionale jashtë politikës.

Ndërkohë, Edona Bilali, që në vitin 2021 udhëhiqte listën në Shkodër, nuk arriti të fitojë mandat në zgjedhjet e 11 majit. Ajo nuk u shpreh e zhgënjyer, por ndau reflektimin e saj mbi mënyrën si u perceptua një pjesë e fushatës, e kryesisht një video e improvizuar në ambiente spitali. “Qartësisht në Tiranë dhe kryesisht jashtë Shkodre, nuk jemi akoma gati për këtë lloj humori”, komentoi ajo, duke iu referuar një spoti të fushatës së saj që u interpretua në mënyra të ndryshme.

Disa nga deputetët e tjerë që nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit, kanë zgjedhur të mos komentojnë largimin e tyre, duke u mjaftuar me qëndrimin se “është sovrani ai që vendos”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz