HomeJetëKuriozitete80 vjet Vespa/ Roma “pushtohet” nga motori ikonik

80 vjet Vespa/ Roma “pushtohet” nga motori ikonik

Të ngjajshme

Përparim Rama: Përfunduam rrethin në hyrje të Prishtinës nga Gjilani

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka njoftuar se rrethi...

Hezbollahu refuzon marrëveshjen e sigurisë SHBA–Izrael

Lideri i Hezbollah, Naim Qassem, hodhi poshtë sot marrëveshjen...

Shfaqet e përlotur, kush e bëri Efin të qajë?

Efi Dhedhes është shfaqur e përlotur, në një imazh...

Prizren: Një vajzë ekspozon armën në rrjete sociale dhe gjuan me të

Në rrjete sociale është bërë virale një video ku...

80 vite Vespa.

Sot në Romë, mbi 10 mijë qytetarë morën vespat e tyre për të parakaluar në kryeqytetin italian për të festuar 80-vjetorin e markës ikonike.

Adhurues të skuterave Vespa u mblodhën nga vende të ndryshme të botës për të nderuar një simbol që për shumë njerëz mbetet i përjetshëm. Ata parakaluan pranë Koloseut dhe Forumit Romak, duke krijuar një atmosferë festive dhe spektakolare.

Festimet për 80 vjetorin e Vespas kishin nisur që prej të enjtes, kur në Romë filluan të mbërrinin mijëra entuziastë të markës.

Adhuruesit e Vespa-s theksuan se marka vazhdon të ushqehet nga nostalgjia për Italinë e viteve ’50 dhe ’60, duke tërhequr edhe breza që nuk e kanë jetuar atë periudhë. Shumë prej tyre treguan se kanë zëvendësuar motoçikletat e mëdha me Vespa për shkak të komoditetit, peshës më të lehtë dhe përdorimit të thjeshtë.

Vespa u bë e famshme në mbarë botën pas filmit “Roman Holiday” të vitit 1953, ku Gregory Peck dhe Audrey Hepburn shëtisnin nëpër Romë me skuterin legjendar. Më pas, ajo u shfaq edhe në filma të tjerë të njohur, si “The Talented Mr. Ripley” dhe filmi i animuar “Luca”.

Me linjat e saj karakteristike dhe dizajnin elegant, Vespa – që në italisht do të thotë “grerëz” – konsiderohet për skuterët ajo që Volkswagen Beetle përfaqëson për automjete: një ikonë e vërtetë e një epoke.

Historia e saj nisi pas Luftës së Dytë Botërore, kur kompania italiane Piaggio, e njohur deri atëherë për prodhimin në industrinë ajrore, u detyrua të ndryshojë drejtim pasi fabrikat e saj u shkatërruan nga bombardimet. Një nga vendimet më të rëndësishme ishte prodhimi masiv i skuterëve Vespa, të cilët kontribuuan ndjeshëm në rimëkëmbjen ekonomike të Italisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz