80 mijë euro premio, arsyeja për të festuar, presidenti i Egnatias shpërblen lojtarët pas fitores
dp

Lexo edhePërfundojnë ndeshjet e Europa League: Fitore për Juventusin e Hoffenheimin

Egnatia ka arritur një fitore të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, duke mposhtur me rezultatin 2-1 kampionët e Gjibraltarit, Lincoln. Ky sukses i skuadrës nga Rrogozhina ka sjellë edhe reagimin e menjëhershëm të drejtuesve të klubit.
Presidenti i Egnatias, Agim Demrozi, ka konfirmuar se futbollistët do të shpërblehen me plot 80 mijë euro premio për këtë triumf.
Pas ndeshjes, numri një i klubit kampion të Shqipërisë e ka cilësuar këtë rezultat jo vetëm si një arritje të ekipit të tij, por si një sukses të rëndësishëm për mbarë futbollin shqiptar, duke motivuar kështu lojtarët për sfidat e radhës.

Lexo edhePërfundojnë ndeshjet e Europa League: Fitore për Juventusin e Hoffenheimin