Aktorja e njohur turke Cemre Baysel ka habitur fansat me një rrëfim të sinqertë dhe shumë personal. Prej plot 8 vitesh, ylli i serialeve turke ka jetuar me një masë në gjoks që ajo e kishte mbajtur të fshehtë nga publiku. Tani, aktorja ka zbuluar se gjithçka ka marrë fund pas një operacioni urgjent që u krye ditët e fundit në një spital privat në Turqi.
Në një video të postuar në rrjete sociale, Baysel tregoi se ndërhyrja kirurgjikale ishte e pashmangshme pasi masa kishte filluar të rritej. “Mos u shqetësoni, gjithçka shkoi me sukses… ne kemi kaluar shumë më tepër”, tha ajo me buzëqeshjen e saj karakteristike, duke qetësuar fansat që u tronditën nga lajmi.

Burime pranë saj pohojnë se bëhet fjalë për një kiste benign, por pas monitorimit të gjatë për 8 vite me radhë, mjekët këshilluan heqjen e tij për të shmangur komplikime të mundshme. Aktorja ka falenderuar publikisht ekipin mjekësor dhe ndjekësit e saj për mbështetjen, ndërsa theksoi se procesi i rikuperimit po shkon shumë mirë.
Historia e saj po komentohet gjerësisht në mediat turke dhe rrjetet sociale, me shumë që e cilësojnë Cemre Baysel si shembull guximi dhe transparence. Aktorja, një nga emrat më të dashur të ekranit turk, ka dëshmuar se edhe në momente të vështira nuk e ka humbur forcën dhe optimizmin.