back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajme8 Marsi, shembullin e kësaj vajze nga Drenica duhet ndjekur të gjithë...

8 Marsi, shembullin e kësaj vajze nga Drenica duhet ndjekur të gjithë ne

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

 

Arbnora Ferati është nga fshati Prekaz dhe është 20 vjeçare. Edhe pse e re ajo ka një dëshirë të madhe që në të ardhmen të bëhet një humaniste e madhe për popullin, t’u shërbej njërzve në nevoj, që të kenë sadopak një jetë më të mirë!

Dje për festën e 8 marsit ajo vizitoi shtëpinë e të moshuarve në Skenderaj, ku të gjitha grave që ishin aty u shpërndau dhurata dhe kaloj një pjesë të ditë me to.

Nora tregon për Drenicapress, se si e vogël ka pasur dëshirë që atë gjë që e ka për veti ta ndaj edhe me të tjeret.

Këtë prirje për të ndihmuar të tjetër, Nora thotë se e ka marr nga babai për të cilin thotë se “ai jo vetëm që është baba por është edhe shok, shoqe e gjithqka për mua, është njëri ndër personat që kam më sw shumti besim në të”.

“Ai si e vogël më ka shtyrë të jem një vajzë e menqur e zonja dhe të sillem mirë me të tjeret, t’i respektoj të gjithë e të mos e lëndoj askend në asnjë mënyrë, me mësoi të kem një zemer të pastër e të madhe me të tjeret”, thotë Nora.

Ajo ka një këshillë jo vetëm për moshataret e saj por për të gjithë njerëzit.

“Ndaluni pak aty ku jeni e gjejini vetes pak kohë dhe me vet dëshiren e vullnetin tuaj bëni mirë ndokund. Nuk është aspak e turpshme pa dyshim që do i gëzoni zemrat e shumë njerzve e ku ka më mirë se të ngjallni ndoshta pas shumë kohësh prap buzëqeshje në ta” porosit Nora.

Ajo është e bindur se veprat e mirë shpërblehen nga Zoti dhe për fund ka një porosi: “Kujdesuni për prindërit tuaj. Nderojini ata, respektoni, duani! Ata janë vet pasuria juaj, janë diamanti jonë, pa marr parasysh sa e vështirë është nganjëher jeta e përballemi më shumë sfida, ata janë gjithmon në përkrahjen tonë, e di se nganjeher të gjithë ne nga gjaknxehtesia nuk i kemi dëgjuar ata, e kemi vepruar ndonjë gjë nga mos pajtimi i tyre”.

“Falenderoni Zotin që i keni cdo moment afër vetes, bëjini ata krenar se çfarë fëmijësh kanë lënë mbrapa, mos e keqpwrdorni emrin e tyre për asnjë gjë të pa vlerë, ruani në zemrat e juaja ashtu siq është më se miri. Ne smund të bëjmë dot gjëra të mëdha vetëm gjëra të vogla me zemër të madhe, askush nuk është bër i varfër duke dhënë”, ka thënë Nora./Drenicapress.info/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz