Lionel Messi (28 vjeç) kalon në renditjen e sportistëve më të paguar në botë. Aktualisht është në vendin e dytë. Sipas “Forbes”, ai duhet të “tërheqë kapelen” e tij, kur është fjala për financat, vetëm përpara yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo. Ndryshe nga portugezi, Messi e shmang “dritën e fortë”, shumë. Pra, nuk është ekzibicionist në jetën e përditshme, bashkë me familjen e tij. Megjithatë, tërë ato para që merr meritojnë edhe të shpenzohen mirë.
Këtu ju mund të shihni se për çfarë i shpenzon paratë e tij të fituara lojtari i tanishëm më i mirë i Barcelonës.
Messi fitoi vitin e kaluar 81.4 milionë dollarë (72 milionë euro). Më shumë se çdo atlet tjetër, përveç Cristiano Ronaldos.
– Kontrata e tij e re me Barcelonën do të fillojë sezonin e ardhshëm, në bazë të së cilës do të fitojë 732,000 euro në javë.
– Edhe jashtë fushës ai meriton “para të thata”: rreth 25 milionë euro, Messi duhet të marrë nga marrëveshjet e reklamave që bën.
– Adidas është sponsori i tij më i madh dhe i jep më shumë se tetë milionë euro në vit.
– Ai, gjithashtu, merret me reklamimin e “Gillette”, “EA”, “PepsiCo” dhe “Tata Motors”.
– Messi është aq i vlefshëm, sa klubi që do të blejë atë, duhet të paguajë te Barcelona 300 milionë euro.
– Pavarësisht pasurisë së tij të madhe, Messi ruan një ekuilibër joluksoz të jetës.
– Megjithatë, i pëlqen për të udhëtuar me “Maserati” e tij. Kjo makinë ka vlerën e më shumë se 200.000 euro.
– Ai është i njohur për të fluturuar ndonjëherë me avion privat përmes zonës, ashtu siç mbërriti në galanë e “Topit të Artë”, në Cyrih.
– Messi është i rrallë për diçka tjetër, veç futbollit. Megjithatë, kohët e fundit, ai kishte për të dëshmuar në gjykatë për mashtrim tatimor (evazion fiskal).
– Përndryshe, është një tip që nuk do të bjerë në sy.
– Me të dashurën e tij prej një kohe të gjatë, Antonella Roccuzzo (28 vjeç), është dashuruar që nga fëmijëria.
– Ata të dy u rritën në të njëjtin qytet, në Rozario të Argjentinës, dhe që nga viti 2008 janë bashkë.
– Këto janë dy bijtë e tij, Thiago dhe Mateo.
– Emrat e tyre janë në këpucët e futbollit të Messit.
– Familja e tij është e pranishme në të gjitha festimet dhe titujt e rastit te Barcelona.
– Herë pas here Messi tregon veshjet ekstravagante. Për shembull, kur ai kishte veshur një kostum të zi me pika të bardha në një ceremoni.
– Ai mori një audiencë private me Papa Franceskun, i cili është edhe vetë një tifoz i madh futbolli.
– Për një kauzë bamirësie ai e jep një çast këmbën e tij të artë…
– Ndryshe nga shumë atletë modernë, ai e përdor jetën private për të mos promovuar markën e tij. Në llogarinë e tij në Instagram është fjala për më tepër për fotografi me djemtë, bashkëshorten e të afërm.
– Kjo është ndoshta “wildeste” photo.
– Fakti që ne dimë kaq pak rreth privatësisë së tij, e ndihmon atë të bëjë jetë normale.
– Për shkak se jashtë fushës nuk ekspozohet shumë, ne do të përqëndrohemi kryesisht në arritjet e tij në fushë.
– Ndryshe nga rivali i tij, Ronaldo, argjentinasi i Barcelonës është gjykuar vetëm si futbollist dhe jo aq shumë për shkak të personalitetit të tij.
www.telesport.al