back to top
Sunday, December 14, 2025
BallinaLajme7 vjet nga nisja e realizimit të ëndrrës për Ushtrinë e Kosovës

7 vjet nga nisja e realizimit të ëndrrës për Ushtrinë e Kosovës

Të ngjajshme

Mbappe rikthehet si startues, shënon gol ndaj Alavesit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar gol ndaj Alavesit,...

Gazetari nga Skenderaj, ia krijon tekstin e ri Edona Llalloshit për Albin Kurtin (FOTO)

  Pas ndërrimit të tekstit të këngës "Si zog shqipe"...

Dyshohet për një plagosje në Pejë

Një incident dyshohet të ketë ndodhur pasditën e sotme...

Duda Balje: Rasti i Ena Krasniqit “mbyt” multietnicitetin

Duda Balje ka reaguar lidhur me çështjen e përkatësisë...

Është data 14 dhjetor i vitit 2018, dita kur 106 deputetë të Kuvendit të Kosovës i dhanë dritën jeshile, trasformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në ushtri, duke votuar tri projektligje me të cilat niste transformimi në një periudhë 10 vjeçare.

Këtë të dielë janë bërë 7 vjet nga kjo ditë, e Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë ka hyrë në vitet vendimtare të transformimit të saj.

Gjatë asaj kohe kryeministër i Kosovës ishte Ramush Haradinaj, e cili në përvjetorin e 7-të tha se ka qenë ndër vendimet më të rëndësishme shtetformuese të pasluftës, duke ndarë në facebook, pjesë ta fjalimit të tij vite më parë.

Ish-gjenerali i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Afrim Veseli ka kujtuar momentet e asaj dite që mbetet gjithmonë në kujtesen e tij.

“Nuk mund ta harroj asnjëherë gjatë tërë jetës sime, kur etërit e luftës për liri Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj erdhën atë natë dhe mbajtën cermoninë në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që nga ajo natë u shëndrrua në minitri të mbtojtjes, pra i gjithë ky rrugëtim u kapitalizua me ndryshimet ligjore duke i falenderuar atë kohë ish kryeministrit Ramush Haradinaj…”, ka deklaruar Veseli.

Por ai po  thotë se duhet mbështetur edhe më shumë ushtrinë.

“Gjatë gjithë këtyre viteve që nga ajo datë Forca e Sigurisë së Kosovës ka pasur një progres të jashtëzakonshëm duke iu falenderuar pjestarëve të FSK-së, që me përkushtimin më të madh kanë arritur ti ngritin kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës që ajo sa më shpejtë të bëhet operacionale sipas këtij plani zhvillimore 10 vjecar, se cfarë duhet bëhet që ushtria jonë të forcohet për ushtrinë tonë cdo herë cdo vit duhet të ndahen kapacitete financiare..”, ka theksuar ai.

Ushtarët e Kosovës, tashmë kanë tejkaluar të gjitha parashikimet në progresin e bërë gjatë këtyre viteve, thotë njohësi i sigurisë Avni Islami.

“Sot shtatë vite forca e sigurisë së Kosovës ka marr epitetin e plotë e ushtisë së Kosovës pra si rezultat i punës dhe sakrificës së UÇK-së, TMK-së dhe sot e kemi forcat e armatosuara të Kosovës, pra FSK-në e cila deri më sot ka arrritur një shkallë të lartë të profesionalizmit dhe logjistikës dhe të gjitha parashikimet janë tejkaluar në avancimin dhe kompletimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe unë bvesoj që vitet në vijim dhe tash kur bota po vlonë nga strategjitë e tyre armatimine  tyre të njëjtën rrugë do shkojë edhe FSk-ja…”, ka theksuar Avni Islami – Njohës i sigurisë, shkruan RTVDukagjini.

Forca e Sigurisë së Kosovës u themelua më 2009 në bazë të Planit të Ahtisaarit, dokument i cili edhe çoi drejt pavarësimit të Kosovës.

Pas përfundimit të luftës në Kosovës, në marrëveshje me NATO-n u formuan trupat mbrojtës të Kosovës, si forcë për emergjenca e që më pas u shëndrruan në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz