back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajme7 muaj tragjik për Kosovën: Që nga janari deri në fund të...

7 muaj tragjik për Kosovën: Që nga janari deri në fund të korrikut 58 të vdekur dhe 13 mijë aksidente

Të ngjajshme

Së shpejti në treg telefoni me baterinë që i zgjat një muaj

Kompania franceze Avenir Telecom ka lansuar Energizer P30K Apex,...

Temperaturat deri në 18 gradë celsius, ky është parashikimi i motit për vikend

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë fundjavës pritet mot...

Grenelli do të japë dorëheqje nga posti i presidentit të Qendrës “Kennedy”

Richard Grenell, këshilltari republikan për politikë të jashtme që...

Talenti i ri Diar Duraku përzgjidhet nga FFK-ja për grupmoshat U13

Në Kosovë në vazhdmësi po rriten talent të rinjë,...

Aksidentet në komunikacion vazhdojnë të mbesin një prej sfidave më të mëdha për sigurinë rrugore në Kosovë.

Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës gjatë shtatë muajve janar-korrik të këtij viti janë shkaktur 51 aksidente fatale, krahasuar me 48 në vitin 2024.

Po sipas statistikave 58 persona kanë humbur jetën kundrejt 52-ve në po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Po ashtu, është vërejtur një rritje në numrin e tiketave të shqiptuara nga Policia e Kosovës. Në 2025-a janë shqiptuar 448,661 tiketa, krahasuar me 411,337 në po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,

Totali i aksidenteve për janar–korrik 2025 ka arritur në shifrën prej 13,235, nga 12,507 në vitin 2024.

Këto shifra alarmante nënvizojnë nevojën për ndërgjegjësim më të madh nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Policia e Kosovës në vazhdimësi u apelon qytetarëve që të respektojnë ligjin dhe rregullat e trafikut, për sigurinë e tyre dhe të të tjerëve./Indeksonline

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz